Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Galatians 1

:
Albanian - ALTMK27
1 Pavllua i bërë Apostoll (jo prej njerëzet, as prej anet ndonjë njeriut, po prej Iisu Hristoit, e prej Perndisë babait ngjalli atë nga vdekuritë).
2 Edhe gjithë vëllazëritë janë bashkë me mua, mbë Qishëra Gallatiësë.
3 Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia babai, edhe nga Zoti inë Iisu Hristoi.
4 Nga ai dha vetëvetëhenë për faje tona, na nxjerë nevet nga këjo jetë e sorme e ligë, sikundr’ është thelim’ e Perndisë, e Babait sonë.
5 Atij lëvdim ndë jetë jetëvet. Kështu qoftë.
6 Çuditem qish kaqë shpejt shkoni nga ai u thirri juvet ndë dhurëti Krishtit mbë tjetërë Ungjill.
7 Ndonëse s’është gjë jetërë, përveçe janë dica u trubullojnë juvet e duanë ta kthejnë përmbis Ungjill’ e Krishtit.
8 Ma (si)kur edhe nevet a Ëngjëll nga Qielli t’u vangjelisjë juvet, përveçe asaj u kemi vangjelisurë na juvet, qoftë anathema.
9 Sikundrë tham përpara, edhe ndashti pa thom, ndë do ndonjë t’u vangjelisjë përveçe ature kini mpsuarë, qoftë anathema.
10 Sepse ditën’ e sorme njerëz dhidhaks unë (të besoni) a Perndinë? Kërkoj unë mbase pëlqej njerëzet? keshë pëlqierë njerëzet, nukë jeshë ropi i Krishtit.
11 Ndashti u bëj njihni, o vëllazër, se Ungjilli është vangjelisurë nga meje, s’është pun’ e njerëzet.
12 Sepse as unë e mora atë nga njeri, as e kam mpsuarë nga ndonjë njeri, po nga zbuluaritë e Iisu Hristoit.
13 Sepse juvet kini digjuarë thonë qish bireshë një njeri ndë Iudhaismo, jashtë nga udha ndjekë unë qishënë e Perndisë e e prishjë atë.
14 E vejë mbarë ndë Iudhaismo mbi shumë tjerë qenë ndë një vërsë me mua ndë shkallë time, sepse jeshë shumë ziliar ndë paradhosura baballarëvet mi.
15 Ma atëherë kur i pëlqeu Perndisë, pat zgjedhurë nga barku i mëmësë sime, e thirri për dhurëti tij.
16 zbulon tek unë bir’ e tij, ta dhidhaksjë un’ atë ndë filira tjera, atë çast me shpejta nukë mora kshill nga mishtë e nga gjaku.
17 As vajta nd’Ierusalim mb’ata qenë apostoj përpara meje, po vajta mb’Arapi, e përsëri u kthieçë ndë Dhamasko.
18 Pasandaj pas tri vjeç u kthieçë nd’Ierusalim shohë Petronë, e qëndrova mbanë tij pesëmbëdhjetë dit.
19 E tjatër nga apostojtë nukë paçë, përvetëmë Iakovonë vëllan’ e Zotit.
20 E ato u shkruaj juvet, ja bie Perndinë martir, nukë thom gënjeshtra.
21 E pastaje arçë ndë vënde Siriësë e Qiliqiësë.
22 E unë nukë jeshë njohurë me parë ndë qishëra Krishtit janë ndë Iudheë.
23 Po vetëmë kishnë digjuarë, ai na ndiq nevet njëherë, ndashti vangjelis atë besënë e prishte njëherë.
24 E për sebep tim, lëvdoijnë Perndinë.