Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Colossians 1

:
Albanian - ALTMK27
1 Pavllua Apostolli i Iisu Hristoit me thelimë Perndisë edhe Timotheoi vëllai.
2 Mb’ata janë mbë Kolloso Shënjtorë e vëllazër besësë mbë Krishtinë. Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia Babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
3 Lëvdojmë Perndinë e baban’ e Zotit sonë Iisu Hristoit, kur lutemi gjithënjë për juvet.
4 Sepse digjuam besënë tuaj kini mbë Krishtinë Iisunë, edhe dashurinë kini mbë gjithë Shënjtorë.
5 Për shpëresë ruhetë për juvet ndër Qiell, atë e mpsuatë përpara me anë fjalësë vërtetësë Ungjillit.
6 Atij erdhi ndër juvet, sikundr’ erdhi ndë gjithë botë, e bën pemmë e rritetë, si edhe ndër juvet, mb’atë ditë digjuatë, e njohtë dhurëtin’ e Perndisë me vërtetë.
7 Sikundrë kini mpsuarë nga i dashuri Epafrai, ropi me mua bashkë, ai është shërbëtuar i besësë mbë Krishtinë për juvet.
8 Ai edhe na dëftoj nevet dashurinë tuaj (që kini) me anë Shpirtit.
9 Andaj edhe nevet, atë ditë digjuam, nukë pushojëmë tuke falurë për juvet, e tuke kërkuarë mbushi nga njohuritë e thelimësë tij, me çdofarë sofie e urtëci Shpirtit.
10 ecëni juvet sikundrë ka hie mbë Zonë, tuke pëlqierë atij mbë çdo punë mirë, tuke prurë pemmë, e tuke rriturë ndë njohurë Perndisë.
11 Tuke marrë fuqi me çdofarë fuqie për fuqi nderçurë tijnë ndë durim sosurë, e ndë zëmërë madhe me gëzim.
12 Lëvdojmë babanë na bëri zotë jemi pjesëtarë nevet ndë pjesë shënjtorëvet mbë dritë.
13 Ai na shpëtoj nevet nga urdhëri i errëcirësë e na ka shpurë ndë mbretëri birit dashurisë tij.
14 Mb’atë kemi shpërblieritë me anë gjakut tij, ndëjierit’ e fajevet.
15 Ai është Ikonë e Perndisë nukë duketë, i pari mbë lerë nga gjithë jeta.
16 Sepse me anë t’atij janë bërë gjithë punëtë, ato janë ndë Qiell, edhe ato janë ndë Dhe, ato dukenë, edhe ato nukë dukenë; kaqë Fronetë, kaqë Zotëritë, kaqë Arhitë, kaqë Eksusitë, gjitha me anë t’atij, e me kshill tij janë bërë.
17 E ai është përpara nga gjithë, e gjithë punëtë me anë t’atij qëndrojënë.
18 E ai është kreu i kurmit qishësë, ai është nisuritë e i parë mbë ngjallturitë nga vdekëja, andaj ai është i parë mbë gjitha.
19 Sepse këjo i pëlqeu (Babait) jetë tek ai gjithë mbushëja.
20 E me anë t’atij paqconejnë gjitha mbë vetëhe tij, tuke bërë paq dheut, edhe punët’ e qiellit me anë gjakut Kruqit tij.
21 E juvet jeshëtë njëherë larguarë e armiq ndë Shpirt për punëra liga, ndashti u paqcoi.
22 Ndë kurm trupit tij, me vdekëjë tij, t’u nxjerrë juvet përpara atij Shënjtorë, e pasharë, e pakatigori.
23 Ndë qëndrofçi themelosurë mirë e pa tundurë ndë besë, e paluajturë ndë shpëresë t’Ungjillit digjuatë, e u dhidhaks mbë gjithë botë është ndënë Qiell, atij Ungjillit unë Pavllua jam bërë shërbëtuar.
24 Unë ndashti gëzoj mb’ato besoj për juvet, e paguaj ndë kurm tim përsëri ato lipsenë nga mundimet’ e Krishtit për trup tij, ai trup është Qisha.
25 asaj qishe u bëçë unë shërbëtuar, sikundrë qe konomia e Perndisë, m’u dha mua mbë juvet, mbush fjalën’ e Perndisë.
26 Mistirionë e fshehurë nga jetëtë e nga filitë, po ndashti çfaqurë ndë Shënjtorë tij.
27 Mb’atë deshi Perndia bën njihnë çfarë gjëri qe pasurit’ e nderit këtij mistirioit ndë fili tjera, ai është Krishti ndër juvet, shpëresë e nderit.
28 Atë Krishtinë dhidhaksjëmë nevet tuke mpsuarë çdo njeri me çdofarë sofie, biemë përpara Krishtit Iisuit çdo njeri telio.
29 Për atë punë mundonem edhe unë, e lëftoj sikundr’ është pun’ e tij punon mbë mua me shumë fuqi.