Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 25

:
Albanian - ALTMK27
1 E Fistua si hiri nd’Eparhi, pas tri ditet vate nga Qesaria nd’Ierusalim.
2 E u duknë përpara tij i pari i priftëret edhe parët’ e çifutet kondrë Pavllosë, e i lutishnë atij.
3 E i kërkoijnë hir kondr’ atij, dërgojë ta bjerë atë nd’Ierusalim, e i bëjnë atij pusi ta vrisnë atë mb’udhë.
4 Ma Fistua u përgjegj ruhetë Pavllua ndë Qesari, se edhe ai do vejë shpejt.
5 Ata dha nga jush, u tha, mundëjënë vijënë, le zbresënë bashkë me mua, e ndë kanë gjë me këtë njeri, le ta kallëzojënë.
6 E si qëndroi mb’ata tepër se dhjetë dit, zbriti ndë Qesari, e nesërmenë si ndënji mbë fron porsiti bijnë Pavllonë.
7 E si e prunë atë, e pështuallë ata çifut patnë ardhurë nga Ierusalimi, e thoshnë shumë e mëdha katigorira kondrë Pavllosë, po s’mundnë t’i dëftoijnë vërteta.
8 Se ai përgjegjej e thosh, as mbë nom çifutet, as nd’Iero, as mbë Qesarinë bëri ndonjë faj.
9 Ma Fistua, si duaj ju bën çifutet hatërë, ju përgjegj Pavllosë, e i tha: Do ti viç nd’Ierusalim, e atje gjukoneç për këto përpara meje?
10 Ma Pavllua tha: Unë rri përpara gjuqit Qesarit, atje duhetë gjukonem unë, çifutet s’u fëjeva gjë, sikundr’ e di ti fort mirë.
11 Sepse ndë bëra shtrëmbërë, a ndë bëra punë për vdekëjë, nuk’ i trëmbem vdekëjësë. Ma ndë mos është ndonjë nga këto kallëzojënë këta mua, s’ka ndonjë urdhër m’apë dhuratë mbë ta. Thërres Qesarinë.
12 Ahiere Fistua si kuvëndoi me kshill, u përgjegj: Qesarinë thirre? Te Qesari do veç.
13 E si shkuanë ca ditet, mbreti Agripa edhe Verniqea erdhë ndë Qesari hjeretisnë Fistonë.
14 E si u suallë shumë dit atje, Fistua i kuvëndoi mbretit për Pavllonë, e i tha: Është një njeri lënë ndë hekura nga Filiksi.
15 Për këtë kur vajta unë nd’Ierusalim, duallë përpara parët’ e priftëret edhe pleqt’ e çifutet, e kërkoijnë dëmëtonej ai.
16 E u përgjegjçë mb’ata, se s’ësht’ adet ndë Romanë dëmëtonetë me vdekëjë ndonjë njeri, pa dhe pasurë i kallëzuari përpara tij ata e kallëzojënë, e pa dhënë kohë përgjegjetë për faj tij.
17 E si erdhë ata këtu, pa bënë ndonjë mënuarë, ditën’ e nesërme si ndënja ndë Gjuq, porsita bijnë njerinë.
18 Për këtë duallë përpara ata e kallëzoijnë, e nukë prunë ndonjë faj nga to mendoneshë unë.
19 Po kishnë ca marazara kondr’ atij për besë ture, edhe për një Iisu pat vdekurë, e Pavllua thosh për se ësht’ i gjallë.
20 E si nukë dijë se ç’të bëjë për një tillë qartë, thoshë unë, ndë duaj vej nd’Ierusalim e atje gjukonej për këto punëra.
21 Ma kur thirri Pavllua ruhetë për gjukuarë ndë gjuq t’Avgustoit, porsita ta ruaijnë atë, ngjera sa ta dërgoj atë ndë Qesari.
22 E Agripa i tha Fistosë: Dojë ta digjojë edhe unë këtë njeri. Edhe ai: Nesër, i thotë, do ta digjoç atë.
23 E ditën’ e nesërme erdhi Agripa edhe Verniqia me shumë fandaksurë, e hinë tek bënetë gjuqia, bashkë me Hiliarhëtë, e me ata njerëz qenë parë ndë qutet, e si porsiti Fistua, e prunë Pavllonë.
24 E Fistua thotë: O mbret Agripë, edhe gjithë njerëzitë jini këtu me ne bashkë, ju e shihni këtë njeri kondr’ atij gjithë turm’ e çifutet bënë vaj mbë mua edhe nd’Ierusalim edhe këtu tuke thirrturë s’ësht’ e udhësë rrojë ai më.
25 Po unë si kupëtova s’pat bërë ai ndonjë faj për vdekëjë, e si thirri edhe ai Qesarinë, m’u duk e udhësë ta dërgoj atë.
26 E për punë këtij nukë kam ç’të vërtetë t’i shkruaj Zotit, e andaj e pruva atë përpara juvet, edhe tepër përpara teje, o mbret Agripë, si ta pietjëjëmë, kem ç’t’i shkruaj.
27 Sepse duketë pun’ e pamënd dërgoj një njeri lidhurë e mos shkruaj edhe fajetë janë kondr’ atij.