Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 24

:
Albanian - ALTMK27
1 E pas pesë ditet zbriti Anania, i pari i priftëret, bashkë me pleq, edhe me një ritor Tertillo, e këta duallë te Igjemoni kondrë Pavllosë.
2 E si u thirr edhe ai, nisi Tertillua kallëzon, e thosh:
3 O i larti Filik, shumë paq kemi me anë tënde, e me punëra bëre tij ndë këtë fili, me urtëci tënde, tekdo, e ndë çdo vënd, e e njohmë me efharisti.
4 Ma mos mënoj tij shumë, lutem digjoç pak fjalëtë me butë tat.
5 Gjem këtë njeri molepsurë, anangas gjithë çifutë ngrenë krie ndëpër gjith’ anë; e është i pari i eresit Nazarinovet.
6 Kij deshi pëgën edhe Ieronë, e e zum këtë e deshm ta gjukojëm sikundr’ është nomi inë.
7 Ma shkoi Lisia Hiliarhu, e na e rrëmbeu nga duartë me pahir.
8 E urdhëroi vijnë tek teje ata e kallëzojënë. E nga ai mund tij me pieturë mpsoç gjith’ ato e kallëzojëmë atë nevet.
9 E bashkë me atë kishnë një kshill edhe çifutë, e thoshnë: Këto ashtu janë.
10 E Pavllua, si i bëri noimë Igjemoni flit, u përgjegj, e tha: Si e di urdhëron ti këtë fili shumë motet, përgjegjem për vetëhe time me zëmërë gëzuarë.
11 Sepse mund ta mpsoç tij se s’janë shumë se dimbëdhjetë ditët kur arçë nd’Ierusalim për falë.
12 E as nd’Iero gjenë kuvëndojë me njeri, as mbëjedh turmë njerëz, as ndë sinaguaj, as ndë qutet.
13 As mundjënë m’i bëjënë sipër ato kallëzojënë ndashti.
14 Unë mollojis tij këtë sikundr’ është këjo udhë (e besësë) thonë këta eres, kështu lëvdoj Perndin’ e baballarëvet, me besuarë mbë gjith’ ato janë shkruarë ndë nom edhe ndë profitë.
15 E kam shpëresë te Perndia, atë edhe këta presënë, gjallturit’ e vdekuret, drejtëvet edhe shtrëmbëret.
16 E mbë këtë nxitoj edhe unë kem kurdo Shpirtinë qëruarë përpara Perndisë, edhe përpara njerëzet.
17 E pas shumë vitet pastaje, arçë nd’Ierusalim bëjë eleimosinetë e mblatatë ndë fili time.
18 E ndë mes këture punëravet gjenë qëruarë nd’Iero, jo me botë, as me nakatosi, ca çifut nga Anatolia.
19 E ata duhej qenë këtu përpara teje, e kallëzoijnë ndë kanë gjë kondrë mua.
20 A vetë këta le thonë ndë gjenë tek unë ndonjë adhiqi, kur qëndrova unë ndë mes mbëjedhëjësë.
21 Përveçme kësaj fjalet vetëmë qëndrova ndë mes ture, e thirra, se: unë sot gjukonem prej jush për ngjallturit’ e vdekuret.
22 E si digjoi këto Filiksi, i reshti ata, sepse e dij hollë këtë punë, e u tha: Kur zbresë Hiliarhu Lisiu, do t’i digjoj punëtë tuaj.
23 E porsiti Ekatondarhnë ta ruan Pavllonë, ma ta vështron mirë e mos mbodhis ndonjë nga tijtë ta shërben atë, a vin tek ai.
24 E si shkuanë ca dit, erdhi Filiksi bashkë me gruan’ e tij Dhrusilënë, qe Çifute, e dërgoi e thirri Pavllonë, e digjoi prej si për besë Krishtit.
25 E tek kuvëndon ai për drejtë e për vergjëri, e për gjuq do vijë, i hiri frikë Filiksit, e tha: Hajde ndashti, e kur kem kohë do dërgoj thërres tij.
26 Edhe kish tharos se Pavllua do t’i ip ati asprë, ta lëshon atë, e andaj po e thërrit nëndurë, e kuvëndon me të.
27 E si u sosnë di vjet, la Filiksi mbë këmbë tij Porqio Fistonë. E si duaj Filiksi t’u bën hatërë çifutet, la Pavllonë lidhurë.