Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 13

:
Albanian - ALTMK27
1 E ndë Qishë ish nd’Antiohi qenë ca profitër edhe dhaskalër, Varnava, e Simeoni thuhej Nigjer, e Lluqoi nga Qirini, e Manaiu, shoku i Irodhit Tetrarhut, edhe Savllua.
2 E tek shërbeijnë këta Zotnë, e agjëroijnë, thotë Shpirti Shënjt: Shquamëni mua Varnavënë edhe Savllonë ndë punë i kam thirrë un’ ata.
3 Ahiere si agjëruanë e u falë e vunë duartë mbi ta, i lëshuanë.
4 E këta si dërgonejnë nga Shënjti Shpirt, zbritnë ndë Selefqi, e ateje bënë plëhurë për Qipro.
5 E si vanë ndë Salaminë, dhidhaksnë fjalën’ e Perndisë ndëpër sinagojera çifutet. E kishnë edhe Ioannë shërbëtuar.
6 E si shkuanë nisinë ngjera ndë Pafo, gjenë atje një magjishtjar pseftoprofet çifut, quhej Variisu.
7 Kij ish bashkë me Anthipatonë Sergjo Pavllonë, njeri mënçurë. Kij si thirri Varnavënë edhe Savllonë, kërkoi digjon fjalën’ e Perndisë.
8 Ma Elima magjishtjari (se kështu ksijisetë ëmër’ i tij) u rrij ature kondrë, e kërkon mërgon Anthipatnë nga besa.
9 Ma Savllua (që quhetë edhe Pavllo) si u mbush prej Shpirt Shënjt e vështroi mirë mbë të,
10 I tha: O ti je plot nga çdo gënjeshtrë e nga çdo rreme, i biri i djallit, armiku i çdo drejtësë, ti nukë mërcen tuke prishurë udhët’ e Zotit drejtatë.
11 E ndashti adha ja, dor’ e Zotit mbi tij, e do mbeteç i verbërë mos shohç Diellinë ngjera mbë një kohë. E atë çast ra mbi mjergullë e skotadh, e vin rrotullë e kërkon ta hiqnë prej doret.
12 Ahiere si pa Anthipatoi atë gjau, besoi, e çuditej mbë dhidhahi Zotit.
13 E Pavllua me ata kish me vetëhe, si u ngrenë nga Pafua, erdhë ndë Pergë Pamfilisë. E Ioanni, si u nda prej suresh, u kthe ndë Ierusalim.
14 E ata si shkuanë nga Perga, vanë nd’Andiohi Pisidhisë, e si hinë ndë Sinagoj ditën’ e shëtunësë, qëndruanë atje.
15 E pas dhiavasurit Nomit edhe profitëvet, dërguanë parët’ e sinagojit mbë ta, e u thanë: O njerëz vëllazër, ndë kini juvet fjalë për porsiturë ndë llao, thoi.
16 E si u ngre Pavllua e bëri nishan me dorë për pushuarë, tha: O njerëz Israilit, e ju kini frikën’ e Perndisë, digjoni.
17 Perndia e këtij llaoit Israilit zgjodhi përinjtë tanë, e ngrijti llaonë kur qe i huaj ndë dhe t’Egjiptosë, e me dorë lartë i nxori ata nga ajo.
18 E ndë dizet vjet kohë duroi marrëzit’ e ture nd’erimi.
19 E si prishi shtatë milete ndë dhe Hanaanit, dhen’ e ature e ndau mbë ta me short.
20 E pastaje ngjera mbë katërqind e pesëdhjetë vjet u dha gjukatas ngjera te profiti Samuil.
21 E ahiere e pastaj kërkuanë mbret, e u dha ature Perndia Saullë bir’ e Qisit, njeri nga filia e Veniaminit, vitëre dizet.
22 E si e nxori atë, u ngrijti ature për mbret Dhavidhnë për atë martirisi, e tha: Gjeçë Dhavidhnë bir’ e Ieseut, njeri mbë zëmërë time. Ai do bëjë gjith’ ato dua unë.
23 E nga far’ e këtij nxori Perndia, sikundrë kish taksurë, ndë Israil Sotirë Iisunë.
24 Edhe Ioanni dhidhaksi përpara se vin ai, pagëzim metanisë mbë gjithë llao t’israilit.
25 E si e sosi Ioanni udhën’ e tij, thosh: Cili thoi ju se jam unë? Nukë jam unë ai, po ja vjen pas meje ai, un’ atij s’jam i zoti t’i zgjidh këpucët’ e këmbëvet.
26 O njerëz vëllazër, bijt’ e filisë Avraamit, edhe cilido prej jush trëmbetë Perndisë, mbë ju është dërguarë fjala e kësaj sotirisë.
27 Sepse ata rrinë nd’Ierusalim, edhe parët’ e ture, sepse nuk’ e njohnë atë, as fjalët’ e profitet dhiavasjënë shëtunë për shëtunë, me dëmëtuarë këtij i paguanë.
28 E sepse nukë gjenë ndonjë faj për vdekëjë, kërkuanë nga Pillatua vritej ai.
29 E si bënë gjith’ ato ishnë shkruarë për të, e zbritnë atë nga druri e e vunë ndë varr.
30 Ma Perndia e ngjalli atë nga vdekuritë.
31 Ai u duk për shumë ditet mb’ata hipnë bashkë me nga Galilea nd’Ierusalim. Këta janë martirë t’atijtë ndë llao.
32 E navet u dëftojmë juvet taksuritë qe bërë ndë baballarë, se Perndia e sosi atë ndë nevet jemi djelmt’ e ature, sepse ngjalli Iisunë.
33 Sikundrë është shkruarë edhe ndë psallmo ditë: Biri im je ti, unë sot polla tij.
34 E qishë ngjalli atë nga vdekuritë e do mos kthenetë ndë kalburë, kështu tha: Do bëj jenë qëndruara për ju ato q’i taksa Dhavidhit.
35 Andaj edhe ndë tjatër vënd thotë: Do mos lëç shohë kalbësirë Shënjti it.
36 Sepse Dhavidhi, si pat punuarë ndë jetë tij thelimën’ e Perndisë, fleti, e u vu ndë përind tij, e pa kalburë.
37 Ma atë e ngjalli Perndia, kij nukë pa kalburë.
38 Dijie gjithë juvet, o njerëz vëllazër, me anë këtij, dëftonetë ndë ju ndëjierit’ e fajevet.
39 E nga gjith’ ato nukë mundë bëneshitë drejtë ndë nom Moisiut, mbë këtë bënetë, cilido beson, i drejtë.
40 Vështroni dha se mos vijë mbë juvet ajo është shkruarë ndë profitër.
41 Vështroni juvet shani, e çuditi, e mos u dukni, se unë bëj një punë ndë dit tuaj, punë do mos e besoni juvet, nd’ ua rrëfeftë njeri juvet.
42 E kur dilë nga sinagoji i çifutet, u luteshinë miletetë t’u thoshnë ature këto fjalë shëtunë vjen.
43 E si u lëshua mbëjedhëja, shumë nga Çifutë e nga Prosilitë qenë besësë, vanë pas Pavllosë edhe Varnavësë. E këta me fjalë ture u mbushnë kokënë ature qëndroijnë pa luajturë ndë dhurëti Perndisë.
44 E shëtunën’ e pastajme, u mbëjodh afër gjithë quteti digjoijnë fjalën’ e Perndisë.
45 E Çifutë, si panë turmëtë, u mbushnë zili, e thoshnë kondr’ ature thosh Pavllua tuke vllasfimisurë.
46 Atëherë Pavllua edhe Varnava duallë e thanë me tharos, e udhësë qe flitej ndë ju përpara fjala e Perndisë; ma sepse e hidhni atë poshtë, e apofasisni vetëhenë tuaj s’jini zotë për jetë pasosurë, ja, kthenemi ndë milete.
47 Se kështu na porsiti navet Zoti: U bëra ti dritë për fili pabesa, gjeç ti për sotiri ture ngjera mb’anë dheut.
48 Këto si digjuanë filit’ e tjera gëzonishnë, e lëvdoijnë fjalën’ e Zotit, e besuanë gjith’ ata qenë apofasisurë për jetë pasosurë.
49 E fjala e Zotit përhapej mbë gjith’ atë vënd.
50 Ma çifutë, ndershuanë gratë trëmbishnë Perndisë, e nderçuratë, e parët’ e qutetit, e ngrijtinë ndjekëjë kondrë Pavllosë edhe Varnavësë, e i nxuarë ata nga sinoret’ e ture.
51 E ata si shkundnë pluhurin’ e këmbëvet ture përpara ture, erdhë ndë Ikonio.
52 E mathitejtë pa qenë plot gëzim e plot prej Shënjtit Shpirt.