Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 11

:
Albanian - ALTMK27
1 E digjuanë Apostojtë edhe vëllazëritë, ishnë ndë Iudheë, se edhe pabesëtë e dheksnë fjalën’ e Perndisë.
2 E kur vate Petrua nd’Ierusalim, qërtoijnë me atë ata kishnë Peritomi.
3 E i thoshnë: Pse vajte ndë njerëz s’janë peritemnurë, e hangre me ta?
4 E si nisi Petrua, u dëfton ature një nga një, e u thosh.
5 Unë jeshë ndë qutet ndë Iop e faleshë, e paçë ndë një ekstas këtë parë, njëfarë enë posi çarçaf i madh varturë nga katër anëtë, e zbriti nga Qielltë e erdhi ngjera tek u.
6 E tuke vështruarë mb’atë, kupëtova. E paçë bagëti katërkëmbëja dheut, edhe bishëtë, edhe gjërpinjtë, edhe zogjt’ e Qiellit.
7 E digjova një thosh: Ngreu, Petro, e pre, e ha.
8 E unë thaçë: Mos qoftë, o Zot, se ndonjë e ndierë a e pëgërë nukë hiri kurrë ndë gojë time.
9 E m’u përgjegj për ditit zëri nga Qielli: Ato ka Perndia qëruara, ti mos i kij për pëgëra.
10 E këjo u ngjera mbë tretënë herë. E përsëri u hoqnë gjitha ndër Qiell.
11 E ja, atëherë arrijtinë tre njerëz mbë shtëpi tek jeshë konepsurë, dërguarë nga Qesaria tek u.
12 E Shpirti tha mua bashkonem me ta, pa ndonjë ruajturë. E erdhë bashkë me mua edhe këta gjashtë vëllazër, e hijtim ndë shtëpi t’atij njeriut.
13 E ai na rrëfeu nevet qish pa Ëngjëllinë i dolli përpara ndë shtëpi tij, e i tha atij: Dërgo njerëz ndë Iop, e thirrë Simonë quhetë Petro.
14 E ai do thotë ti fjalë, e me ato fjalë do shpëtoç ti edhe gjithë shtëpia ote.
15 E poqë nisa unë kuvëndojë, zbriti Shënjti Shpirt mbi ta, si edhe mbi nevet herën e parë.
16 E erdhi ndë fiqir fjala e Zotit, kur thosh, që: Ioanni pagëzoi me ujë, ma juvet do pagëzoneni me Shpirt Shënjt.
17 Nd’është dha tillënë dhurëti dha Perndia mb’ata besuanë mbë Zotnë Iisunë Hristonë, posi edhe ndë nevet, ç’jam unë i zoti mbodhis Perndinë?
18 E si digjuanë këto fjalë pushuanë, e lëvdoijnë Perndinë, e thoshnë: Adha edhe ndë pabesë paska dhënë Perndia metani për jetë.
19 Ata dha qenë përhapurë nga helmi u për Stefanë, vanë ngjera mbë Finiq, edhe ndë Qipro, edhe nd’Antiohi, pa folë njeriut fjalënë, përveçme Çifutet.
20 E ca prej suresh ishnë nga Qiprua edhe nga Qirini. Këta, si hinë nd’Antiohi, flisnë mbë Elinë e u vangjelisnë Zotnë Iisunë.
21 E dor’ e Zotit ish me ta bashkë, e shumë nëmurë njerëzet si besuanë, u kthienë mbë Zotnë.
22 E u digjua këjo fjalë ndë veshë Qishësë qe nd’Ierusalim për këta. E dërguanë Varnavënë vij ngjera nd’Antiohi.
23 E ai si vate e pa dhurëtin’ e Perndisë, u gëzua, e i porsiti gjithë rrijnë me zëmërë drejtë mbanë Zotit.
24 Sepse ish njeri i mirë e plot prej Shënjtit Shpirt e prej beset. E u shtua shumë turmë njerëzet mbë Zonë.
25 E Varnava u nis për Tarso kërkon Savllonë, e si e gjeti atë, e pru atë nd’Antiohi.
26 E qëndruanë një motëmot tërë mbë Qishë, e dhidhaksnë shumë botë, kaqë nd’Antiohi protoparë u quajtinë mathitejtë Hristianë.
27 E mb’ato dit zbritnë nga Ierusalimi nd’Antiohi profitër.
28 E si u ngre një prej suresh quhej Agavo, shënoi me anë Shënjtit Shpirt një uje madhe do bënej ndëpër gjithë dhe. E ajo uje u ndë kohë Qesar Kllavdhiut.
29 E nga mathitejtë sikundrë kish gjithëkush, apofasisnë cilido t’u dërgoijnë ndihmë vëllazëret rrijnë ndë Iudheë.
30 (Si)kundrë edhe e bënë, e u dërguanë pleqet me dorë Varnavësë edhe Savllosë.