Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Malachi 2

:
Albanian - ALBB
1 "Dhe tani ky urdhërim është për ju, o priftërinj.
2 qoftë se nuk dëgjoni, po mos keni zemër t'i jepni lavdi emrit tim", thotë Zoti i ushtrive, "do dërgoj mbi ju mallkimin dhe do mallkoj bekimet tuaja; po, tashmë i kam mallkuar, sepse nuk e keni futur këtë gjë zemër.
3 Ja, unë do ta shaj farën tuaj, do hedh jashtëqitje mbi fytyrat tuaja, jashtëqitjet e festave tuaja solemne, dhe ju do t'ju marrin bashkë me to.
4 Atëherë do pranoni unë ju kam dërguar këtë urdhërim, me qëllim besëlidhja ime me Levin mund vazhdojë", thotë Zoti i ushtrive.
5 "Besëlidhja ime me ishte një besëlidhje jete dhe paqeje, unë ia dhashë ketë frikë prej meje; dhe ai pati frikë dhe u tmerrua para emrit tim.
6 Ligji i vërtetës ishte gojën e tij dhe asnjë çoroditje nuk gjindej mbi buzët e tij; ai ecte bashkë me mua paqe e ndershmëri dhe shpëtoi shumë njerëz nga paudhësia.
7 Sepse buzët e priftit duhet ruajnë diturinë dhe nga goja e tij secili duhet kërkojë ligjin, sepse ai është lajmëtari i Zotit ushtrive.
8 Përkundrazi ju jeni larguar nga rruga, keni bërë shumë njerëz pengohen te ligji, keni dhunuar besëlidhjen e Levit", thotë Zoti i ushtrive.
9 "Për këtë arsye ju kam bërë përbuzshëm dhe neveritshëm përpara gjithë popullit, sepse nuk keni respektuar rrugët e mia dhe keni qenë njëanshëm zbatimin e ligjit".
10 A nuk kemi gjithë njëjtin Atë? A nuk na ka krijuar i njëjti Perëndi? Pse, pra, veprojmë me pabesi me njeri tjetrin, duke përdhosur besëlidhjen e etërve tanë?
11 Juda ka vepruar me pabesi dhe një veprim i neveritshëm është kryer Izrael dhe Jeruzalem, sepse Juda ka përdhosur vendin e shenjtë Zotit, ai e do dhe është martuar me bijën e një perëndie huaj.
12 Zoti do shfarosë nga çadrat e Jakobit atë vepron këtë mënyrë, atë përgjon, atë përgjigjet dhe atë i ofron një blatim Zotit ushtrive.
13 Ju po bëni edhe këtë veprim tjetër: e mbuloni altarin e Zotit me lot, me qara dhe vajtime, sepse nuk e shikon me favor ofertën tuaj dhe nuk e pranon me kënaqësi nga duart tuaja.
14 Megjithatë ju thoni: "Përse?" Sepse Zoti është dëshmitar midis teje dhe bashkëshortes rinisë sate, ndaj cilës je sjellë me pabesi, ndonëse ajo është shoqja jote dhe bashkëshorte e besëlidhjes sate.
15 Por a nuk i bëri Perëndia një qenie vetme dhe megjithatë fryma qëndroi të? Po pse vallë një qënie vetme? Sepse ai kërkonte një prejardhje nga Perëndia. Tregoni, pra, kujdes për frymën tuaj dhe askush mos sillet me pabesi me bashkëshorten e rinisë vet.
16 Sepse Zoti, Perëndia i Izraelit, thotë se ai e urren divorcin dhe atë e mbulon me dhunë rroben e vet", thotë Zoti i ushtrive. Tregoni, pra, kujdes për frymën tuaj dhe mos u sillni me pabesi.
17 Ju e lodhni Zotin me fjalët tuaja, dhe megjithatë thoni: "Si e kemi lodhur?". Sepse ju thoni: "Kushdo vepron keq pëlqehet nga Zoti, i cili kënaqet me të", ose: "Ku është Perëndia i drejtësisë?".