Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Malachi 1

:
Albanian - ALBB
1 Orakulli i fjalës Zotit iu drejtua Izraelit me anë Malakias.
2 "Unë ju kam dashur", thotë Zoti. Por ju thoni: "Si na ke dashur?". "Vallë Ezau nuk ishte vëllai i Jakobit?", thotë Zoti. "Megjithëatë unë e kam dashur Jakobin
3 dhe e kam urryer Ezaun; malet e tij i kam kthyer shkreti dhe trashëgiminë e tij ua kam dhënë çakejve shkretëtirës.
4 Edhe sikur Edomi thotë: "Ne u shkatërruam, por do rifillojmë ndërtimin e vendeve shkretuara"", kështu thotë Zoti i ushtrive, "ata do rindërtojnë, por unë do shemb; dhe do emërtohen Territori i paudhësisë dhe populli kundër cilit Zoti do jetë përjetë i indinjuar.
5 Sytë tuaj do shikojnë dhe ju do thoni: "Zoti u përlëvdua përtej kufijve Izraelit"".
6 "Një bir nderon atin dhe një shërbëtor zotin e tij. se unë, pra, jam ati, ku është nderi im? Dhe se jam zot, ku ma kanë frikën?", iu thotë Zoti i ushtrive juve, priftërinjve, "që përbuzni
7 Ju ofroni mbi altarin tim ushqime ndotura, dhe megjithatë thoni: "Në ç'mënyrë kemi ndotur?". Kur thoni: "Tryeza e Zotit është e përbuzshme".
8 Kur ofroni për flijim një kafshë verbër, a nuk është keq? Kur ofroni një kafshë çalë ose sëmurë, nuk është keq? Paraqite, pra, te qeveritari yt. A do jetë i kënaqur prej teje? Do pranojë me kënaqësi?", thotë Zoti i ushtrive.
9 Tani, pra, kërkoni favorin e Perëndisë, ai ketë mëshirë për ne. "Duart tuaja e kanë bërë këtë, a do t'ju pranojë vallë me kënaqësi?", thotë Zoti i ushtrive.
10 "Oh, sikur paktën dikush prej jush t'i mbyllte dyert! Atëherë nuk do ta ndiznit zjarrin kot mbi altarin tim. Unë nuk kam asnjë kënaqësi me ju", thotë Zoti i ushtrive, "dhe as pëlqej çfarëdo oferte nga duart tuaja.
11 Sepse, nga lind dielli e deri atje ku perëndon, emri im do jetë i madh midis kombeve dhe çdo vend do t'i ofrohet temjan emrit tim dhe një blatim i pastër, sepse emri im do jetë i madh midis kombeve", thotë Zoti i ushtrive.
12 "Por ju e përdhosni kur thoni: "Tryeza e Zotit është e ndotur dhe fryti i saj, domethënë ushqimi i saj, është i përbuzshëm".
13 Ju thoni gjithashtu: "Ah, sa u lodhëm!", dhe e trajtoni me përçmim", thotë Zoti i ushtrive. "Kështu ju sillni kafshë vjedhura, çala ose sëmura; kjo është oferta sillni. A do mund ta pranoja nga duart tuaja?", thotë Zoti.
14 Mallkuar qoftë hileqari ka një mashkull kopenë e tij dhe bënë një premtim solemn, por flijon për Zotin një kafshë me meta. Sepse unë jam një Mbret i madh", thotë Zoti i ushtrive, "dhe emri im është i tmerrshëm midis kombeve".