Song of Solomon 1AL1

1Kënga e këngëve, që është e Solomonit.

2Ah, sikur të më puthë ai! Sikur të më puthë me gojën e vet! Se dashuria jote është më e mirë se vera,

3erëmirë është vaji yt i këndshëm, e emri yt, si vaj i zbrazur, prandaj edhe vashëzat të duan.

4Rrëmbemë e le të rendim! Të më shtjerë mbreti në kthinat e veta, që të ngazëllejmë e të gëzojmë falë teje, të kremtojmë me dashurinë tënde më shumë se me verë. Me të drejtë me ty dashurohen.

5Zeshkane jam, por e pëlqyeshme, o bijat e Jerusalemit, porsi tendat e Kedarit, porsi pëlhurat e Solomonit.

6Mos shihni se jam e zeshkët, se dielli mua më zuri. U zemëruan me mua bijtë e nënës sime e rojtare vreshtash mua më bënë, por vreshtin tim s'e ruajta.

7Tregomë, o ti, që dua me gjithë shpirt, nga e kullot ti grigjën tënde, ku mrizon kur bie zhegu? Pse të sillem si endacake unë pas tufave të shokëve të tu?

8Nëse ti s'e di, o e bukura ndër gra, ec gjurmëve të grigjës e ndanë staneve të barinjve edhat e tu kulloti.

9Si pelë në koçinë e faraonit, ashtu më ngjan ti, o mikja ime.

10Joshëse mes vathësh janë faqet e tua e gusha jote me rruaza mbështjellë.

11Do të bëjmë për ty stoli prej ari me rruzuj të argjendtë.

12Për sa kohë rri shtruar mbreti, livanda ime amësim shpërndan.

13Tufëz mirre i shtrenjti im për mua, mes gjinjve të mi pushuar.

14Me boçën e selvisë në vreshtat e En Gedit, ngjan i shtrenjti im për mua.

15Ah, sa e bukur je, ti mikja ime, sa e bukur je! Si pëllumba janë sytë e tu.

16Ah, sa i bukur je, i shtrenjti im, sa i hijshëm je! Lulet e harlisura janë shtrati ynë,

17cedrat janë trarët e shtëpive tona e qiparisat kemi për binarë.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Song of Solomon 1.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.