1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2Dëgjoje zërin e rënkimit tim, o Perëndi, ruaje jetën time prej armikut të tmerrshëm.
3Më fshih larg prej kurthit të keqbërësve, prej turmës së atyre që bëjnë paudhësi.
4Gjuhën e kanë mprehur si shpatën, prej harkut të ndehur lëshojnë fjalë të hidhura,
5për të shigjetuar në fshehtësi të përkryerin; e gjuajnë papandehur e frikë nuk kanë.
6I japin forcë njëri-tjetrit për të bërë të keqen, mendojnë si t'i fshehin kurthet, thonë: «Kush ka për t'i parë?».
7Shestojnë padrejtësi e thonë: «Jemi gati, kurthin e kemi menduar mirë». Humnerë e thellë qenia e njeriut dhe zemra e tij!
8Por, Perëndia do t'i shigjetojë e papritur do t'i mbulojnë plagët.
9Gjuha e vet do t'i shkatërrojë, të gjithë sa do t'i shohin, do të tundin kokën.
10Mbarë njerëzinë do ta zërë frika, do të shpallin veprat e Perëndisë, do të kuptojnë ç'ka bërë ai.
11I drejti do të gëzohet në Zotin, e tek ai do të gjejë strehë. Të gjithë zemërdrejtët do të krenohen.