Psalms 56
1 Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Pëllumbat e lisave të largët». Himn i Davidit, kur filistinët e zunë rob në Gat.
2 Mëshiromë, o Perëndi, se po më përndjekin, kundërshtarët po më shtypin tërë ditën.
3 Armiqtë po më shkelin çdo ditë me këmbë, të shumtë janë ata që më sulmojnë nga lart.
4 Ditën që do të më pushtojë frika, te ti do të kem besim.
5 Te Perëndia, të cilit ia përlëvdoj fjalën, te Perëndia kam besim, prandaj nuk frikësohem. Ç'do të më bëjë njeriu prej mishi?
6 Tërë ditën i shtrembërojnë fjalët e mia, për mua shestojnë të keqen.
7 Janë vërsulur, kanë zënë pusi, më ruajnë hapat, jetën të më marrin.
8 Shpërbleji sipas paudhësive të tyre, o Perëndi, në zemërimin tënd rrëzoji popujt!
9 Ti e di mirë sa herë kam mërguar. Mblidhi lotët e mi në calikun tënd! A s'janë të shkruara në librin tënd?
10 Atëherë do të zmbrapsen armiqtë e mi, ditën që do të të thërras. Këtë e di, sepse Perëndia është me mua.
11 Te Perëndia, të cilit ia përlëvdoj fjalën, te Zoti, të cilit ia përlëvdoj fjalën,
12 te Perëndia e kam varur shpresën, prandaj nuk frikësohem. Ç'do të më bëjë njeriu?
13 Do t'i përmbush zotimet që të kam bërë, o Perëndi, do të të kushtoj fli falënderimi,
14 se më ke shpëtuar jetën prej vdekjes, këmbët m'i ke ruajtur nga rrëshqitja, që të eci në prani të Perëndisë, në dritën e jetës.