Psalms 36AL1

1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit, shërbëtorit të Zotit.

2Mëkati i flet të paudhit thellë në zemër, në sytë e tij nuk ka drojë Perëndie.

3Se ai e mashtron veten sy për sy, që paudhësinë e vet mos ta shohë e mos ta urrejë.

4Fjalët e gojës së tij janë paudhësi e dinakëri, nuk sillet me urti e nuk bën të mirën.

5Paudhësinë mendon në shtratin e tij, ndjek udhën që s'është e mirë, të keqen nuk e përbuz.

6O Zot, mirësia jote rrok qiellin, besnikëria jote prek retë.

7Drejtësia jote është si malet e larta, gjykimet e tua si humnera e thellë. Njerëz e kafshë, o Zot, ti i shpëton.

8Sa e çmuar është mirësia jote, o Perëndi! Nën hijen e krahëve të tu njerëzit gjejnë strehë.

9Ngihen me begatinë e shtëpisë sate, në përroin e ëndjeve të tua shuajnë etjen.

10Se pranë teje është burimi i jetës, në dritën tënde shohim dritën.

11Shtrije mirësinë tënde mbi ata që të njohin dhe drejtësinë tënde mbi zemërdrejtët.

12Mos më shkeltë këmba e kryelartit, dora e të paudhit mos më dëboftë.

13Ja tek ranë ata që bëjnë paudhësi, u plandosën e më nuk ngrihen dot.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 36.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.