Psalms 34AL1

1Psalm i Davidit. Kur u shtir si i marrë para Abimelekut, i cili e dëboi dhe Davidi u largua.

2E bekoj Zotin në çdo kohë, lavdërimi i tij përherë në gojën time.

3Në Zotin mburret shpirti im, le të dëgjojnë skamnorët e le të gëzojnë.

4Madhërojeni Zotin bashkë me mua, le ta lartësojmë së bashku emrin e tij.

5E kërkova Zotin e ai m'u përgjigj, nga të gjitha tmerret më çliroi.

6E panë e u ndriçuan, fytyrat e tyre nuk u turpëruan.

7Ja, ky skamnor thirri dhe Zoti e dëgjoi, nga të gjitha fatkeqësitë e çliroi.

8Engjëlli i Zotit bën roje rreth atyre që e druajnë dhe i shpëton.

9Shijoni e shihni se i mirë është Zoti. Lum ai njeri që gjen strehë tek ai!

10Druajeni Zotin, o të shenjtët e tij, se atyre që e druajnë, nuk u mungon asgjë.

11Luanët mbeten të pangopur e të uritur, por atyre që kërkojnë Zotin, nuk do t'u mungojë asnjë e mirë.

12Ejani, o bij, e dëgjomëni, drojën e Zotit do t'ju mësoj.

13Kush është ai njeri që e dëshiron jetën, që dëshiron të shohë ditë të mira?

14Ruaje, pra, gjuhën prej së keqes e buzët prej fjalëve mashtruese.

15Largohu nga e keqja e bëj të mirën, kërko paqen e rend pas saj.

16Sytë e Zotit janë mbi të drejtët veshët e tij e dëgjojnë klithmën e tyre.

17Fytyra e Zotit u kundërvihet keqbërësve, për ta fshirë prej dheut kujtimin e tyre.

18Zoti i dëgjon ata që i përgjërohen, prej të gjitha fatkeqësive i çliron.

19Zoti është pranë zemërthyerve, të dërrmuarit në shpirt i shpëton.

20Të shumta janë mundimet e të drejtit, por Zoti e çliron prej të gjithave.

21Ai i ruan tërë kockat e tyre, asnjë prej tyre nuk do të thyhet.

22E keqja do ta vrasë të paudhin, ata që urrejnë të drejtin do të ndëshkohen.

23Zoti e shpengon shpirtin e shërbëtorëve të tij, kush strehohet tek ai, nuk do të ndëshkohet.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 34.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.