Psalms 21AL1

1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.

2O Zot, me fuqinë tënde gëzon mbreti, sa shumë ngazëllen për shpëtimin tënd.

3Dëshirën e zemrës ia plotësove, lutjen e buzëve të tij nuk e përbuze.

4Me bekime mirësie e prite, mbi kokë i vure kurorë ari të kulluar.

5Të kërkoi jetë e ia dhe, ditë të shumta në amshim.

6E madhe është lavdia e tij falë shpëtimit tënd, me shkëlqim e madhështi e stolise atë.

7Ti i jep bekime përjetë, e mbush me gëzimin e pranisë sate.

8Se mbreti ka besim te Zoti dhe falë mirësisë së të Tejlartit nuk do të lëkundet.

9Dora jote do t'i kapë tërë armiqtë e tu, e djathta jote do t'i zërë ata që të urrejnë.

10Do t'i hedhësh në furrën e zjarrit kur të shfaqesh, Zoti do t'i përpijë tërë zemërim e zjarri do t'i përlajë.

11Farën e tyre do ta zhbish nga dheu, pasardhësit e tyre nga njerëzit.

12Kanë kurdisur ligësi kundër teje, sajuan plane, por s'do t'ia dalin.

13Do t'i bësh të kthehen pas, harkun do ta drejtosh kundër tyre.

14Ngrihu, o Zot, me fuqinë tënde, do t'i këndojmë e do t'i thurim himne pushtetit tënd.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 21.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.