1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2Të dëgjoftë Zoti ditën e fatkeqësisë, emri i Perëndisë së Jakobit të mbrojttë!
3Të dërgoftë ndihmë prej shenjtërores e prej Sionit përkrahje të dhëntë!
4Iu kujtofshin gjithë dhuratat e tua, flija jote e shkrumbimit i pëlqeftë!
5Të dhëntë çka të do zemra, gjithë synimet e tua i plotësoftë.
6Do të brohorasim për fitoren tënde dhe në emrin e Perëndisë tonë flamujt lart do t'i ngremë. Zoti t'i plotësoftë të gjitha kërkesat!
7Tani e di se Zoti e shpëton të vajosurin e tij, prej qiellit të tij të shenjtë e ndihmon me fuqinë shpëtimtare të së djathtës së tij.
8Disa kanë shpresë te qerret, të tjerë te kuajt, por ne thërrasim emrin e Zotit, Perëndisë tonë.
9Ata u këputën e ranë, por ne u ngritëm e qëndruam.
10O Zot, shpëtoje mbretin. Na dëgjoftë mbreti kur ta thërrasim.