1Himn i Davidit. Ruajmë, o Perëndi, se te ti kërkova strehë.
2I thashë Zotit: «Ti je Zoti im, veç teje nuk kam të mirë tjetër».
3Me të shenjtët e kësaj toke dhe me të madhërishmit, kënaqet shpirti im.
4Por atyre që shkojnë pas perëndish të tjera iu shtofshin mundimet. Flijimet e tyre të stërpikura me gjak nuk do t'i kushtoj dhe buzët e mia emrat e tyre nuk do t'i shqiptojnë.
5O Zot, trashëgimia ime dhe kupa ime, fati im është në dorën tënde.
6Më ranë për pjesë toka të mira, e mrekullueshme është trashëgimia ime.
7Do ta bekoj Zotin që më këshillon; edhe natën zemra më mëson.
8Zotin e mbaj gjithnjë para sysh, ai është në të djathtën time, nuk do të tronditem kurrë.
9Ndaj gëzohet zemra ime, qenia ime ngazëllen e trupi im pushon i qetë.
10Shpirtin tim nuk do ta lësh në skëterrë, dhe besnikët e tu nuk do t'i lësh të shkojnë në gropë.
11Udhën e jetës do të ma bësh të njohur; prania jote është plot gëzim. Të jesh në të djathtën tënde është kënaqësi përjetë.