Psalms 149AL1

1Këndojini Zotit këngë të re, këndojini lavdi në kuvendin e besnikëve.

2Le të ngazëllejë Izraeli për krijuesin e tij, bijtë e Sionit le të gëzojnë për mbretin e tyre.

3Le ta lavdërojnë emrin e tij me valle, le t'i këndojnë atij me dajre e me lirë.

4Zoti kënaqet me popullin e vet, të përulurit i kurorëzon me shpëtim.

5Le të ngazëllejnë besnikët me lavdi, le të brohorasin nga shtretërit e tyre.

6Lavdet për Perëndinë qofshin në gojën e tyre, shpatat me dy tehe në dorën e tyre.

7Për të marrë shpagim nga kombet, për të ndëshkuar popujt.

8Për t'i lidhur mbretërit e tyre me vargonj, fisnikët e tyre me pranga hekuri.

9Për të zbatuar kundër tyre vendimin e gjykimit, ky është nder për të gjithë besnikët e tij. Aleluja!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 149.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.