1Këngë shtegtimesh. E Davidit. Ja, sa mirë dhe këndshëm kur vëllezërit banojnë së bashku,
2porsi vaj i çmuar mbi kokë, që rrjedh mbi mjekër, mbi mjekrën e Aronit, që zbret deri te kindi i petkut të tij,
3porsi vesa e Hermonit, që bie mbi malet e Sionit, se atje e dërgoi Zoti bekimin, jetë në amshim.