Psalms 132AL1

1Këngë shtegtimesh. Kujto, o Zot, Davidin dhe gjithë mundimet e tij,

2si iu betua Zotit, si iu zotua të fuqishmit të Jakobit:

3«Nuk do të hyj nën pullazin e shtëpisë sime, nuk do të bie në shtrojën e shtratit tim,

4nuk do t'u jap gjumë syve të mi e as dremitje qepallave të mia,

5derisa të gjej një vend për Zotin, një banesë për të fuqishmin e Jakobit».

6Ja, dëgjuam se arka ishte në Efratë, e gjetëm në fushat e Jaarit.

7Le të hyjmë në banesën e Zotit, le të përkulemi me nderim te shtroja e këmbëve të tij.

8Ngrihu, o Zot, dhe eja në vendin e prehjes sate, ti dhe arka jote e fuqishme.

9Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi dhe besnikët e tu le të brohorasin.

10Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e hidh poshtë të vajosurin tënd.

11Zoti iu betua me të vërtetë Davidit e nuk do ta shkelë betimin: «Do të vë mbi fronin tënd një nga frytet e barkut tënd.

12Në mbajtshin bijtë e tu besëlidhjen time dhe dëshmitë që do t'u mësoj, edhe bijtë e tyre përgjithmonë mbi fronin tënd do të ulen».

13Ja, Zoti zgjodhi Sionin, atë pëlqeu për banesë të tij.

14«Ky do të jetë përjetë vendi i prehjes sime, këtu do të banoj, se më pëlqen.

15Prodhimet e tij do t'i bekoj pa masë, të varfrit e tij do t'i ngij me bukë.

16Priftërinjtë e tij do t'i vesh me shpëtim, besnikët e tij do të brohorasin nga gëzimi.

17Atje do t'i rrit Davidit një pinjoll, e kam gati llambën për të vajosurin tim.

18Armiqtë e tij do t'i vesh me turp, por mbi kokë do t'i shkëlqejë kurora».

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 132.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.