Psalms 108AL1

1Këngë. Psalm i Davidit.

2Zemra ime është e fortë, o Perëndi. Do të këndoj e do të thur himne me gjithë shpirtin tim.

3Zgjohu, ti o harpë dhe lirë, se dua të zgjoj agimin.

4Do të të përlëvdoj mes popujve, o Zot, do të këndoj për ty mes kombeve.

5Se mirësia jote lartohet deri në qiej, e besnikëria jote deri ndër retë.

6Lartësohu përmbi qiejt, o Perëndi, le të shndritë lavdia jote mbi tokën mbarë!

7Shpëtona me të djathtën tënde e dëgjona, që ta fitojnë lirinë ata që të duan.

8Perëndia foli në shenjtëroren e tij: «Do të ngadhënjej e do ta ndaj Shekemin, luginën e Sukotit do ta mat.

9Imi është Gileadi, imi Manaseu, Efraimi është përkrenarja ime, Juda skeptri im,

10Moabi legeni ku lahem, në Edom i hedh sandalet, mbi Filistinë do të brohoras».

11Kush do të më çojë deri në fortesë? Kush do të më prijë deri në Edom?

12A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë, ti, që me ushtritë tona nuk marshon më?

13Dërgona ndihmën tënde kundër armikut, se ndihma e njeriut është e kotë.

14Me Perëndinë do të bëhemi të fortë, ai do t'i shtypë armiqtë tanë.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 108.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.