Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Proverbs 30

:
Albanian - AL1
1 Fjalët e Agurit, birit Jakehut nga Masa. Thëniet e këtij njeriu drejtuar Itielit, për Itielin e Ukalin.
2 Unë jam njeriu trashanik e nuk e kam mençurinë njerëzore.
3 Nuk e kam mësuar urtinë e nuk e kam dijen e shenjtëve.
4 Kush është ngjitur qiell e ka zbritur? Kush e ka mbledhur erën grusht? Kush i ka mbështjellë ujërat me petk? Kush ia ka vënë tëra caqet tokës? Si e ka emrin ai dhe si e ka emrin biri i tij, nëse e njeh?
5 Çdo fjalë e Perëndisë është e sprovuar; ai është mburojë për gjen strehë tek ai.
6 Mos u shto gjë fjalëve tija, mos qortojë e dalësh gënjeshtar.
7 Dy gjëra kërkoj prej teje, mos m'i moho para se vdes:
8 mashtrimin e fjalët e rreme largoji prej meje; mos jep as skamje, as pasuri, le ha aq bukë sa duhet,
9 mos ngopem e mohoj e them: kush është Zoti; mos varfërohem e vjedh e ta përdhos emrin e Perëndisë tim.
10 Mos shpif për shërbëtorin tek i zoti, se nëm e nëma.
11 Ka njerëz mallkojnë etërit e vet e nuk bekojnë nënat e veta.
12 Ka njerëz e mbajnë veten për pastër, por nuk janë larë nga pëgërat.
13 Ka njerëz picërrojnë sytë e vrenjtin vetullat.
14 Ka njerëz dhëmbët i kanë si shpata e nofullat si thika, për shqyer varfrit nga toka e skamurit nga mesi i njerëzve.
15 Ushunjëza ka dy bija: «Jep! Jep!». Tri gjëra nuk ngopen kurrë, katër nuk thonë kurrë: «Mjaft!»:
16 skëterra, barku shterpë, toka e etur për ujë e zjarri nuk thonë: «Mjaft!».
17 Sytë e atij shpotit atin e s'i bindet ëmës do t'i nxjerrin korbat e shpatit e do t'i hanë zogjtë e shqiponjës.
18 Tri gjëra janë tepër habitshme për mua, por katër as i marr vesh:
19 udhën e shqiponjës qiell, udhën e gjarprit nëpër shkrepa, udhën e anijes mes detit e udhën e njeriut për te një vashë.
20 Ja si sillet gruaja kurorëshkelëse: ha, lan gojën e thotë: «S'kam bërë keq».
21 Për tri gjëra dridhet toka, por katër as i duron:
22 skllavin bëhet mbret, marrin ngopet me bukë,
23 gruan e urryer martohet e skllaven i vendin zonjës.
24 Katër janë gjërat e vogla tokës, por e kanë nxënë urtinë:
25 thneglat, popull pa fuqi, verës përgatisin ushqimin për vete;
26 vjedullat, popull pa pushtet, kanë vënë banesat nëpër shkëmbinj;
27 karkalecat, nuk kanë mbret, por ecin tërë rresht;
28 hardhucat, kapen me dorë, por i gjen pallatin mbretëror.
29 Tri gjëra çapiten hijshëm, katër ecin hijerëndë:
30 luani, kafsha e fortë, nuk zmbrapset përballë asgjëje;
31 gjeli parzëmfortë, cjapi dhe mbreti krye ushtrisë.
32 Nëse marrëzisht je krenuar, nëse ke thurur plane, mbaje gojën me dorë,
33 se duke tundur qumështin, del gjalpi, duke u fryrë hundëve, del gjaku e duke i fryrë zemërimit, del grindja.