Proverbs 26AL1

1Nderimi për të marrin është i pavend, si bora në verë e shiu në të korra.

2Si zog flatrues e si dallëndyshe që përendet, kalon pa goditur mallkimi i kotë.

3Kalit, frushkullin; gomarit, frerët; të marrit shkopin kurrizit.

4Mos iu përgjigj të marrit sipas marrëzisë së tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.

5Përgjigjju të marrit sipas marrëzisë së tij, që të mos i duket vetja i urtë.

6Kush çon fjalë me anë të të marrit, i këput këmbët vetes e pi hidhërim.

7Si zvargia e këmbëve të të çalit, fjala e urtë në gojën e të marrit.

8Nderimi për të marrin, si guri lidhur në hobe.

9Si ferrat në dorën e të dehurit është fjala e urtë në gojën e të marrit.

10Kush merr në punë të marrin dhe endacakun është si një shigjetar që plagos këdo.

11Si qeni që kthehet në të vjellat e veta, i marri që i kthehet marrëzisë.

12Po të shohësh një njeri që i duket vetja i urtë, atëherë prit më shumë prej të marrit se prej tij.

13Përtaci thotë: «Luanesha në rrugë! Luani në shesh!».

14Dera rrotullohet në menteshat e veta e përtaci në shtratin e vet.

15Përtaci e zhyt dorën në pjatë, por përton ta çojë te goja.

16Përtacit i duket vetja më i urtë se shtatë vetë që përgjigjen me mend.

17Kush përzihet kalimthi në zënkat që s'i përkasin, është si ai që kap qenin për veshi.

18Porsi i çmenduri që gjuan me shigjeta e heshta vdekjeprurëse,

19është kush gënjen mikun e i thotë: «Po bëja hoka!».

20Kur s'ka dru, fiket zjarri, kur mungon shpifësi, pushojnë grindjet.

21Si thëngjilli për prushin e druri për zjarrin, ashtu është grindaveci për grindjet.

22Fjalët e shpifësit janë si gjella e shijshme: zbresin gjer te zorrët e barkut.

23Si shtresë argjendi në një enë balte janë fjalët përvëluese në zemrën e ligë.

24Kush urren, shtiret me fjalë, por brenda vetes gatuan mashtrimin.

25Mos i beso kur e hijeshon zërin, se në zemër ka një mijë të liga.

26Edhe pse e mbulon urrejtjen me shtirje, ligësia e tij do të dalë në shesh.

27Kush bën gropën, në gropë do të bjerë; guri kthehet mbi atë që e rrokullis.

28Kush gënjen, i urren të gënjyerit e vet; fjalët lajkatare përgatisin rrëzimin.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Proverbs 26.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.