Nahum 2AL1

1«Ja, mbi male, këmba e kasnecit, e atij që paqen shpall. Kremtoji festat, o Judë, përmbushi zotimet e tua, se i poshtri nuk do të të pushtojë më, ai mori fund krejt.

2Shpartalluesi po vjen kundër teje. Ruaji kullat, vrojtoje udhën, ngjishi ijët e mblidhe tërë fuqinë.

3Se Zoti ia ktheu lavdinë Jakobit, ia ktheu lavdinë Izraelit, ndonëse grabitësit i bastisën e të mbjellat ua rrënuan.

4Shqytet e trimave kuqëlojnë, luftëtarët në kërmëz vezullojnë. Karrocat flakërojnë, kur për luftë i rreshton, heshtat i fërgëllojnë.

5Të tërbuara, karrocat rrugëve vërshojnë, lart e poshtë shesheve vrapojnë. Duken porsi rrufeja, turren porsi shkreptima.

6I mbledh prijësit, por rrugës ata pengohen. Drejt mureve armiqtë shpejtojnë, dashi gati u bë.

7U hapën portat e lumenjve, pallati mbretëror u drodh.

8Ninivën e zhveshën, e rrëmbyen, shërbëtoret e saj vajtojnë, gugatin porsi pëllumba, gjoksin rrahin fort.

9Niniva është si liqeni uji i të cilit shteron. “Ndaluni! Ndaluni!”. Por askush nuk kthehet mbrapsht.

10Rrëmbeni argjend! Rrëmbeni ar! Thesaret nuk kanë fund, përplot me sende të çmuara.

11Bastisje, plaçkitje e shkatërrim! Zemra mpaket, gjunjët dridhen, shtati ngjethet, fytyrat e të gjithëve zverdhen.

12Ç'po ndodh me këtë strofull luanësh, me këtë shpellë këlyshësh luani? Ku luani, luanesha e pjella e tyre bridhnin pa u trazuar.

13Ku luani shqyente mjaftueshëm për këlyshët e pre për luaneshat sillte. E mbushte shpellën me pre, strofullin me mish të shqyer.

14“Ja, jam kundra teje!”, kumton Zoti. Do të t'i djeg qerret, tym do të t'i bëj, shpata do t'i përpijë këlyshët e luanëve të tu. Do ta zhduk prej faqes së dheut prenë që zure, kasnecëve të tu kurrë s'do t'u dëgjohet zëri».

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Nahum 2.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.