Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Leviticus 9

:
Albanian - AL1
1 Ditën e tetë Moisiu thirri Aronin, bijtë e tij dhe pleqtë e Izraelit.
2 Atëherë i tha Aronit: «Merr një viç për fli mëkati dhe një dash për fli shkrumbimi dhe paraqiti para Zotit. dy jenë patëmetë.
3 Izraelitëve thuaju kështu: merrni një cjap për fli mëkati, një viç e një qengj motak patëmetë për fli shkrumbimi,
4 një dem e një dash për fli paqtimi, t'i kushtoni para Zotit. Merrni edhe fli drithi përzier me vaj, sepse sot do t'ju dëftohet Zoti ».
5 Ata morën çka u kishte urdhëruar Moisiu e i sollën para tendës takimit. U afrua edhe gjithë bashkësia dhe qëndronte para Zotit.
6 Moisiu u tha: «Ky është urdhri dha Zoti. Zbatojeni dhe do t'ju dëftohet lavdia e tij».
7 Aronit i tha: «Afrohu tek altari, kushto flinë tënde mëkatit dhe flinë tënde shkrumbimit dhe bëj shlyerjen për vete e për popullin. Kushto flinë e popullit dhe bëj për ta shlyerjen, siç ka urdhëruar Zoti ».
8 Aroni u afrua tek altari dhe theri viçin për flinë e vet mëkatit.
9 Pastaj bijtë e vet i sollën Aronit gjakun. Ai ngjeu gishtin dhe leu me gjak brirët e altarit, ndërsa gjakun e derdhi themelet e altarit.
10 Dhjamin, veshkat dhe bulën e mëlçisë flisë për mëkatin i dogji mbi altar, siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
11 Mishin dhe lëkurën i dogji zjarr jashtë fushimit.
12 Mandej theri flinë e shkrumbimit. Bijtë e vet i sollën Aronit gjakun dhe ai e spërkati rreth altarit.
13 Pastaj i sollën flinë e shkrumbimit ndarë copa bashkë me kokën dhe ai i shkrumboi mbi altar.
14 Lau edhe zorrët bashkë me këmbët e i dogji altar mbi flinë e shkrumbimit.
15 Mandej paraqiti flinë e popullit. Mori cjapin e flisë mëkatit popullit, e theri dhe e kushtoi si fli mëkati, siç kishte bërë edhe me flinë e parë.
16 Paraqiti edhe flinë e shkrumbimit dhe e kushtoi sipas urdhëresës.
17 Pastaj paraqiti flinë e drithit. Mbushi grushtin me dhe e dogji altar, përveç flisë mëngjesore shkrumbimit.
18 Pastaj theri demin e dashin si fli paqtimi për popullin. bijtë i sollën Aronit gjakun dhe ai e spërkati rreth altarit.
19 Dhjamin e demit dhe dashit, bishtin e dhjamosur, dhjamin mbulon zorrët, veshkat dhe bulën e mëlçisë
20 i vendosi mbi gjokset e flive dhe i dogji altar.
21 Gjoksin dhe kofshën e djathtë Aroni i ngriti para Zotit si fli lartësimi, siç kishte urdhëruar Moisiu.
22 Atëherë Aroni ngriti duart mbi popullin dhe e bekoi. Pasi kushtoi flinë për mëkatin, flinë e shkrumbimit dhe flinë e paqtimit, Aroni zbriti nga altari.
23 Mandej, Moisiu e Aroni hynë tendën e takimit, dolën dhe bekuan popullin. Mbarë popullit iu dëftua lavdia e Zotit.
24 Prej pranisë Zotit doli një zjarr përpiu flinë e shkrumbimit dhe dhjamin ishin mbi altar. Mbarë populli e pa, brohoriti dhe u përkul me fytyrë përdhe.