Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

Leviticus 8

:
Albanian - AL1
1 Zoti i tha Moisiut:
2 «Merr Aronin bashkë me bijtë e tij, rrobat, vajin e vajosjes, mëzatin për flinë e mëkatit, dy desh, shportën me bukë ndorme,
3 e mblidh gjithë bashkësinë te hyrja e tendës takimit».
4 Moisiu bëri siç e urdhëroi Zoti dhe mblodhi bashkësinë te hyrja e tendës takimit.
5 Moisiu i tha bashkësisë: «Ja ç'ka urdhëruar Zoti bëhet».
6 Mandej, nxori përpara Aronin e bijtë e tij e i lau me ujë.
7 Aronit i veshi tunikën dhe i ngjeshi brezin, i veshi petkun dhe efodin e i ngjeshi brezin e efodit.
8 Pastaj i vuri parzmoren dhe mbi parzmore Urimin e Tumimin.
9 kokë i vuri kësulën e mbi kësulë, anën e ballit, i vuri pllakën e artë dhe kurorën e shenjtë, siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
10 Mandej, Moisiu mori vajin e vajosjes, vajosi tendën me gjithçka ndodhej atje dhe i shenjtëroi.
11 Me pak vaj stërpiku altarin shtatë herë, vajosi altarin me gjithë enët e tij dhe shenjtëroi legenin me gjithë bazën e tij.
12 Mandej, i hodhi Aronit kokë nga vaji i vajosjes, e vajosi dhe e shenjtëroi.
13 Moisiu afroi edhe bijtë e Aronit, i veshi me tunika, i ngjeshi me brez dhe u vuri kësulëza kokë, siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
14 Solli edhe mëzatin për flinë e mëkatit dhe Aroni me bijtë e tij vunë duart mbi kokën e mëzatit flisë për mëkatin.
15 Mandej, Moisiu e theri mëzatin, mori gjak me gisht dhe e vuri mbi brirët e altarit rreth e qark. Kështu e pastroi altarin prej mëkatit. Pjesën tjetër gjakut e derdhi te themelet e altarit dhe e shenjtëroi për kryer mbi shlyerjen.
16 Mori tërë dhjamin mbulonte zorrët, rizën e mëlçisë, dy veshkat me gjithë dhjamin e tyre dhe i dogji mbi altar.
17 Pjesën tjetër mëzatit, lëkurën, mishin e rropullitë i dogji zjarr jashtë fushimit, siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
18 Mandej, solli dashin për flinë e shkrumbimit dhe Aroni me bijtë e tij vunë duart mbi kokën e dashit.
19 Moisiu e theri dhe gjakun e spërkati rreth altarit.
20 Dashin e ndau copa. Kokën, copat dhe dhjamin i dogji zjarr.
21 Pasi i lau përbrendshmet dhe këmbët me ujë, Moisiu e dogji gjithë dashin mbi altar, siç e kishte urdhëruar Zoti. Ishte fli erëkëndshme shkrumbimi, fli zjarri për Zotin.
22 Solli edhe dashin e dytë për flinë e shugurimit dhe Aroni me bijtë e tij vunë duart mbi kokën e dashit.
23 Moisiu e theri, mori gjak dhe e leu Aronin bulën e veshit djathtë, gishtin e madh dorës djathtë dhe gishtin e madh këmbës djathtë.
24 Pastaj afroi bijtë e Aronit dhe i leu me gjak bulën e veshit djathtë, gishtin e madh dorës djathtë dhe gishtin e madh këmbës djathtë. Pjesën tjetër gjakut, Moisiu e spërkati rreth altarit.
25 Pastaj mori dhjamin, bishtin, gjithë dhjamin mbulon zorrët, bulën mbi mëlçi, dyja veshkat bashkë me dhjamin i mbulon dhe kofshën e djathtë.
26 Prej shportës bukëve ndorme ishte para Zotit, mori një bukë ndorme, një kulaç me vaj dhe një pite e i vuri mbi dhjamin e mbi kofshën e djathtë.
27 gjitha këto ia vuri mbi pëllëmbë Aronit e bijve tij dhe ata i ngritën si fli lartësimi para Zotit.
28 Pastaj Moisiu i mori nga duart e tyre dhe i dogji altar si fli shkrumbimi. Kjo ishte flija erëkëndshme e shugurimit, fli zjarri për Zotin.
29 Moisiu mori gjoksin e dashit dhe e ngriti si fli lartësimi para Zotit. Kjo ishte pjesa prej dashit flisë shugurimit i takonte Moisiut, siç e kishte urdhëruar Zoti.
30 Pastaj Moisiu mori vajin e vajosjes dhe gjakun ishte altar e spërkati me to Aronin, rrobat e tij, bijtë e tij e rrobat e bijve tij. Kështu, ai e shenjtëroi Aronin, rrobat e tij, bijtë e tij e rrobat e bijve tij.
31 Mandej, Moisiu i tha Aronit e bijve tij: «Ziejeni mishin te hyrja e tendës takimit e hajeni aty bashkë me bukët, janë shportën e flisë shugurimit, ashtu siç urdhërova kur thashë t'i hanin Aroni e bijtë e tij.
32 Pjesën e mbetur mishit e bukës digjeni zjarr.
33 Për shtatë ditë mos u largoni prej hyrjes tendës takimit, derisa plotësohen ditët e shugurimit, sepse duhen shtatë ditë bëhet shugurimi juaj.
34 Ashtu siç u sot, ashtu ka urdhëruar Zoti bëhet edhe për shlyerjen e mëkatit tuaj.
35 Rrini te hyrja e tendës takimit për shtatë ditë e shtatë net dhe zbatoni urdhrin e Zotit, mos vdisni. Kështu është urdhëruar».
36 Aroni e bijtë e tij bënë gjithçka sipas urdhrit Zoti i kishte dhënë Moisiut.