Lamentations 5AL1

1Kujtohu, o Zot, për çfarë na gjeti, shikoje e vëreje poshtërimin tonë.

2Trashëgimia jonë u kaloi të huajve, shtëpitë tona të panjohurve.

3U bëmë jetimë pa atë, nënat tona si të veja.

4Për ujin na duhen para, edhe drutë e kanë një çmim.

5Na kanë rënë në qafë, u zalisëm e nuk gjejmë prehje.

6I shtrijmë dorën Egjiptit e Asirisë për t'u nginjur me bukë.

7Etërit tanë mëkatuan e nuk janë më, por fajin e tyre e mbartim ne.

8Skllevërit na sundojnë, s'ka kush na shpëton prej dorës së tyre.

9Luajmë me jetën për bukë përballë shpatës së shkretëtirës.

10Furrë na u bë lëkura nga zhegu i urisë.

11Gratë u dhunuan në Sion, vashat në qytetet e Judës.

12Princat i varën me duart e veta, pleqtë nuk i nderojnë.

13Të rinjtë mbartin mokrën, djelmoshat luhaten nën barrën e druve.

14Pleqtë nuk dalin te portat, rinia e la muzikën.

15Zemrës sonë iu shua gëzimi, vallja na u kthye në zi.

16Kurora na ra nga koka, mjerë ne, se mëkatuam.

17Prandaj na u mek zemra, prandaj na u errën sytë,

18se u shkretua mali i Sionit, dhelprat enden nëpër të.

19Por ti, o Zot, mbetesh përgjithmonë, froni yt, brez pas brezi.

20Pse na harrove fare? A do të na braktisësh gjatë?

21Na kthe te ti, o Zot, e ne do të kthehemi, përtëriji ditët tona si dikur.

22Mos na ke dëbuar përgjithmonë dhe je tejet i zemëruar me ne?

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Lamentations 5.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.