Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Job 9

:
Albanian - AL1
1 Jobi u përgjigj e tha:
2 «Vërtet e di se ashtu është, por si mund jetë i drejtë njeriu para Perëndisë?
3 Nëse dikush rragatet me të, s'mund t'i përgjigjet as një herë një mijë.
4 Ai është zemërurtë e fuqimadh. Kush i bëri ballë e doli i pamposhtur?
5 Ai i shpërngul malet, por ato s'e dinë, kur i shkundullon i zemëruar.
6 Ai e trand tokën nga vendi e dridhen shtyllat e saj.
7 E urdhëron diellin e ai nuk lind, edhe yjeve drynin ua vë.
8 I vetëm i shpalos qiejt e mbi dallgët e detit hapat i hedh.
9 Ai krijoi Arushën e Orionin, Shenjëzat e Dhomat e Jugut.
10 Bëri vepra madhështore e paqëmtueshme, bëri mrekulli panumërueshme.
11 Kalon para meje e nuk e shoh, ikën tutje e nuk e vërej.
12 Rrëmben diçka e kush mund ta kthejë? Kush mund t'i thotë: “Çfarë po bën?”.
13 Perëndia nuk e tërheq zemërimin, poshtë tij tulaten ndihmësit e Rahabit.
14 Si vallë mund t'i përgjigjem e me ç'fjalë t'i flas atij?
15 Edhe po jem i drejtë s'i përgjigjem dot, gjykatësit tim për përdëllim i lutem.
16 Nëse e thërras e përgjigjet, nuk besoj se do t'i vërë vesh zërit tim.
17 Ai shtyp për një fije floku m'i shumon plagët pa shkak.
18 Nuk marr frymë, se ngop me hidhërim.
19 Sa për forcë, ai është i fuqishmi, sa për drejtësi, kush mund ta padisë?
20 Edhe pse kam drejtë, goja ime do dënojë; nëse jam i përkryer, ai do nxjerrë fajtor.
21 Jam i përkryer, por nuk kujdesem për vete, e përçmoj jetën time.
22 Prandaj them se është njësoj: ai rrënon përkryerin e paudhin.
23 Nëse fshikullimi vret papritmas, ai e qesëndis dëshpërimin e pafajshmit.
24 Toka i është lënë dorë paudhit, ai ua mbyll sytë gjykatësve saj e nëse jo ai, kush vallë?
25 Ditët e mia shkojnë shpejt se rendësi, ikin tutje pa e parë mirën.
26 Rrëshqasin si varka xunkthi, si shkaba vërsulet mbi pre.
27 Nëse them: “Do ta harroj rënkimin, nuk do jem fytyrëngrysur e do gëzohem”,
28 trembin tërë vuajtjet e mia. E di se nuk do shfajësosh.
29 Nëse jam fajtor, pse mundohem kot?
30 Nëse lahem me ujë bore e duart i pastroj me finjë,
31 ti prapë do zhytësh llucë e do t'u kall krupën edhe petkave.
32 Se ai nuk është njeri si unë, t'i përgjigjem: “Të dalim gjyq”.
33 Nuk ka gjyqtar mes ne dyve vërë dorë mbi ne,
34 ta heqë prej meje shkopin e tij e mos trembë tmerri i tij.
35 Do flas e nuk do t'i trembem, se i tillë unë nuk jam».