Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

Job 6

:
Albanian - AL1
1 Atëherë Jobi u përgjigj e tha:
2 «Po peshohet krusma ime e matet mjerimi im,
3 rëndojnë shumë se rëra e detit, prandaj po ngutem e po flas.
4 I gjithëpushtetshmi m'i ka ngulur shigjetat, helmin ua thëthin shpirti im e tmerret e Perëndisë janë kundërvënë.
5 A pall gomari kur ka bar? A pëllet lopa kur ka tagji?
6 A hahet gjella pa kripë e pa shije? A ka shije lëngu i bordullakut?
7 Gjërat nuk i prekja dot janë bërë gjella ime e neveritshme.
8 U pranoftë kërkesa ime e Perëndia dhëntë çfarë shpresoj!
9 Dashtë Perëndia e shtyptë, zgjattë dorën e zhbiftë!
10 Le jetë ky ngushëllimi im dhe do galdoj dhimbjen time, se nuk i mohova fjalët e Shenjtit.
11 Me çfarë force do pres dhe pse duhet duroj?
12 Vallë, si guri jam i fortë? Prej bronzi është mishi im?
13 As veten s'e ndihmoj dot dhe prej meje ka ikur e mbara.
14 Mikut nuk i mohohet besnikëria, edhe kur s'e ka drojën e gjithëpushtetshmit.
15 Shokët janë pabesë si vau, si përrenjtë vërshojnë zall.
16 Shkrihen akujt e turbullohen, fryhen, kur shkrihet bora.
17 Kur është nxehtë, avullojnë, kur vjen vapa, thahet zalli.
18 Varganet ngatërrojnë udhën, marrin shkretëtirën e birren.
19 Varganet e Temait i kërkojnë, udhëtarët e Shebës shpresojnë t'i gjejnë.
20 Zhgënjehen, sepse shpresonin, mbërrijnë aty e pështjellohen.
21 Kështu jeni edhe ju për mua, e patë zezonën dhe u tmerruat.
22 A mos ju thashë jepnit gjë, shpërblenit me pasurinë tuaj?
23 Apo lironit nga dora e armikut, shpaguanit nga dora e pashpirtit?
24 Mësomëni e do hesht, tregomëni ku kam gabuar.
25 Sa rënda janë fjalët e drejta! Por, qortimet tuaja, çfarë qortojnë?
26 A synoni t'i qortoni fjalët e mia? A i merr era fjalët e pashpresit?
27 Edhe mbi jetimin do hidhnit short e mikun do ta shisnit.
28 Prandaj, kthehuni kah unë, ju lutem, se nuk do t'ju gënjej sy sy.
29 Pendohuni, mos bëhet padrejtësi! Pendohuni, se unë kam drejtë.
30 A paska padrejtësi gjuhën time? A s'e dalluaka ligësinë qiellza ime?».