Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Job 42

:
Albanian - AL1
1 Jobi iu përgjigj Zotit e i tha:
2 «E di se gjithçka mundesh e asnjë shestim s'e ke pamundur.
3 Kush t'i mbulon synimet me padije? Prandaj fola pa kuptuar, se nuk i njoh mrekullitë.
4 Por ti dëgjo e unë do flas. Unë do pyes e ti mëso.
5 Unë njihja veç me dëgjuar, por tani panë sytë e mi,
6 prandaj vjen keq e pendohem pluhur e hi».
7 Pasi i tha Jobit këto fjalë, Zoti i foli Elifaz Temanitit: «Kundër teje është ndezur zemërimi im e kundër dy shokëve tu, sepse nuk folët drejtë për mua, si shërbëtori im Jobi.
8 Tani merrni shtatë buaj e shtatë desh e shkoni te shërbëtori im Jobi për t'i kushtuar si fli shkrumbimi për vete. Atëherë Jobi, shërbëtori im, do lutet për ju dhe unë do t'ia dëgjoj lutjen e nuk do t'ju ndëshkoj për marrëzinë tuaj, sepse nuk folët drejtë për mua, si shërbëtori im Jobi».
9 Atëherë Elifaz Temaniti, Bildad Shuhiti e Cofar Namatiti shkuan e bënë siç u tha Zoti dhe Zoti ia dëgjoi lutjen Jobit.
10 Kur Jobi u lut për miqtë e vet, Zoti ia ktheu begatinë dyfish shumë se përpara.
11 Atëherë erdhën tek ai gjithë vëllezërit e tij, gjitha motrat e gjithë ata e kishin njohur parë. Hëngrën bukë me shtëpinë e tij, e forcuan dhe e ngushëlluan për gjithë pikëllimin i kishte çuar Zoti. Pastaj secili i dhuroi nga një sasi parash e nga një unazë ari.
12 Zoti e bekoi jetën e pastajme Jobit shumë se mëparshmen. Ai mori zotërim katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë deve, një mijë pendë qe e një mijë gomarica.
13 Pati edhe shtatë djem e tri vajza.
14 parën e quajti Jemima, dytën Kezia e tretën Kerenhapuka.
15 Mbi mbarë dheun nuk kishte gra bukura se bijat e Jobit dhe i ati ua la trashëgiminë atyre dhe vëllezërve tyre.
16 Pastaj Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe pa bijtë e bijve vet deri katërtin brez.
17 Jobi vdiq i moshuar e i nginjur me ditë.