Job 26AL1

1Jobi u përgjigj e tha:

2«Si e ndihmove ti të pafuqishmin dhe a e shërove krahun e molisur?

3Si e këshillove të paurtin, mos dhurove shumë dituri?

4Kujt ia drejtove fjalën e fryma e kujt prej teje doli?

5Poshtë hijet dridhen e ujërat me ç'kanë brenda.

6Cullak është para Perëndisë skëterra dhe pa mbulesë humnera.

7Ai e shtrin veriun mbi zbrazëtinë, në asgjësend tokën ai e var.

8I ndryn ujërat në retë e veta e retë nën to nuk shqyhen.

9Ai e mbulon pamjen e fronit, renë e vet mbi të e shtrin

10Ujërave rreth cakun ua vuri, mu ku mbaron drita e fillon errësira.

11Shtyllat e qiellit dridhen e i shtang qortimi i tij.

12Me forcën e vet detin trazon, Rahabin thërmon me dijen e vet.

13Me erën e tij edhe qiejt kthjellohen, e ther dora e tij gjarprin rrëshqitës.

14Këto janë veç skajet e veprave të tij, e sa pakëz ne ua ndiejmë psherëtimën! Po oshtimën e fuqisë së tij, kush do ta kuptojë?».

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Job 26.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.