Job 18AL1

1Bildad Shuhiti u përgjigj e tha:

2«Kur do t'ua nxirrni fundin fjalëve? Mendohuni mirë e pastaj do të flasim.

3Pse të dukemi si bagëti e qenkemi të pamend?

4Ti po gërryen veten me zemërimin tënd, por a u shkretuaka dheu e luajtkan shkëmbinjtë për shkakun tënd?

5Po, të paudhit do t'i shuhet drita e flaka nuk do të shndrisë në vatër të tij.

6Në tendën e tij do të errësohet drita e pishtari mbi të do të shuhet.

7Hapi i tij i vendosur do të luhatet e do të bjerë në kurthin e vet.

8Këmbët do t'i zihen në rrjetë e do të endet i lidhur për laku.

9Do të bjerë me këmbë në kurth e nyja do ta shtrëngojë.

10Nën dhe është fshehur laku i tij e gracka e tij në shteg.

11Tmerri e zë ngado të sillet, hap pas hapi e gjëmon.

12Uria do t'ia mekë fuqinë e mjerimi i rri në pritë.

13Brejtja do t'ia brejë lëkurën e gjymtyrët do t'ia hajë kryevdekja.

14Do të nxirret nga banesa e tij e sigurt e do të zvarritet para mbretit të llahtarshëm.

15Banon në banesën e tij çka s'është e tij, e prona e tij do të spërkatet me sulfur.

16Rrënjët e tij do të kalben nga poshtë, nga sipër do të thahen degët e tij.

17Kujtimi i tij do të shuhet e nuk do të dëgjohet në rrugë emri i tij.

18Do ta plandosin nga drita në terr e nga kjo botë do ta dëbojnë.

19As fëmijë, as pasardhës nuk do të lërë në popull, nuk do të mbesë njeri në shtëpinë e tij.

20Kur t'i vijë dita, do të tmerrohet perëndimi e lindjen do ta zërë drithërima.

21Ky, pra, është fundi i të ligut, këtu e ka vendin kush s'njeh Perëndinë».

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Job 18.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.