Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Jeremiah 48

:
Albanian - AL1
1 Për Moabin. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: «Mjerë Neboja, se do shkretohet. Kirjataimi do turpërohet e do pushtohet, do turpërohet kështjella e do thërrmohet.
2 Nuk bën bujë Moabi. Heshbon sendërgjuan ligësi kundër tij: ejani, ta shuajmë si komb. Edhe ti, o Madmen, do heshtësh e shpata do ndjekë.
3 Një zë, një britmë nga Horonaimi: shkretim e rrënim i madh!
4 U thërrmua Moabi, miturit e tij lëshojnë vikamën.
5 Se ngjiten përpjetës Luhitit e vajtojnë edhe tatëpjetën e Horonaimit dëgjohen vikamat e rrënimit.
6 Mbathjani, shpëtoni veten, se do bëheni si Aroeri shkretëtirë.
7 Se, pasi besove veprat e tua e thesaret e tua, edhe ti do pushtohesh, Kemoshi do shkojë mërgim bashkë me priftërinjtë e me prijësit.
8 Një shkatërrimtar do vijë kundër çdo qyteti e asnjë qytet nuk do shpëtojë. Do rrënohet lugina e do shkatërrohet pllaja, siç shpalli Zoti.
9 Jepini krahë Moabit, se do fluturojë. Qytetet e tij do shkretohen e nuk do ketë banorë to.
10 Mallkuar kush e kryen me plogështi veprën e Zotit dhe mallkuar kush e ruan shpatën nga gjaku.
11 I qetë ishte Moabi rini, i patrazuar mbi llumin e vet, i pazbrazur nga ena enë, se nuk qe shpërngulur, prandaj i ka mbetur shija e nuk ka ndryshuar erë.
12 Prandaj, ja, po vijnë ditët, kumton Zoti, e do t'i dërgoj zbrazës, do ta zbrazin, do t'ia derdhin enët e do t'ia copëtojnë kacekët.
13 Moabi do ketë turp për Kemoshin, siç pati turp shtëpia e Izraelit për Betelin, ku kishte varur shpresën.
14 Si mund thoni: “Ne jemi trima e burra fuqishëm për betejë”?
15 Po çohet shkatërrimtari i Moabit e i qyteteve tij e lulja e rinisë tij do bjerë thertore, kumton mbreti e ka emrin Zot i ushtrive.
16 Afër është mjerimi i Moabit, zezona e tij vjen me shumë ngut.
17 Për vajtoni gjithë ju e rrethoni, gjithë ju ia dini emrin, thoni: “Si u thye druri i fortë, shkopi i lavdishëm?”.
18 Zbrit nga lavdia e bano thatësirë, o banor i Dibonit, se po çohet kundër teje shkatërrimtari i Moabit e ai do t'i rrënojë qytetet e tua fortifikuara.
19 Rri pranë udhës e vështro, o ti banon Aroer. Pyet ikanakun e ikanaken e thuaj: “Çfarë ka ndodhur?”.
20 Turpërohet Moabi, se u shemb. Vajtim e britmë! Shpallni Arnon, se u shkatërrua Moabi.
21 Erdhi gjykimi për dheun e rrafshnaltës, për Holonin, për Jahacin, për Mefatin,
22 për Dibonin, për Nebonë, për Bet Diblataimin
23 për Kirjataimin, për Bet Gamulin, për Bet Meonin,
24 për Keriotin, për Bocrahun e për gjitha qytetet e dheut Moabit, largëtat e afërtat.
25 Iu këput briri Moabit e iu thye krahu, kumton Zoti.
26 Deheni, se u mbajt i madh se Zoti, prandaj do plandoset Moabi vjellat e veta e do bëhet qesharak edhe ai.
27 A nuk ishte qesharak Izraeli për ju? A u kap ndër vjedhës, që, sa herë flisje për të, tundje kokën?
28 Braktisni qytetet e banoni ndër shkëmbinj, o banorë Moabit, bëhuni si pëllumbi e folenë buzë humnerës.
29 Kemi dëgjuar për krenarinë e Moabit, e madhe është krekosja e tij, krenaria e tij, mburrja e tij e mendjemadhësia e tij.
30 E njoh kryeneçësinë e tij, kumton Zoti, por e kotë është mburrja e tij e kota veprat e tij.
31 Prandaj vajtoj për Moabin, për Moabin mbarë bërtas, për gjithë njerëzit e Kir Heresit ofshaj.
32 shumë se për Jazerin vajtoj për ty, o vreshti i Sibmahut. Shermendet e tu mbërrijnë përtej detit, mbërrijnë gjer Jazer. Mbi korrat e tua e mbi vjelat e tua shkatërrimtari po vërsulet.
33 U zhduk gëzimi e hareja nga vreshti e nga dheu i Moabit. E ndala verën prej torkut, askush nuk shtyp me gëzim, gëzimi nuk është gëzim.
34 Nga britmat e Heshbonit deri Elealeh e deri Jahac e çojnë zërin, nga Coari Horonaim e Eglat Shlishijah, se edhe ujërat e Nimrimit janë shkretuar.
35 Do ta zhduk Moabin, kumton Zoti, atë kushton fli vend lartë, u kushton fli temjani perëndive vet.
36 Prandaj ofshan zemra ime porsi fyell për Moabin, ofshan zemra ime porsi fyell për njerëzit e Kir Heresit, prandaj do ta humbasin begatinë mblodhën.
37 Se do rruhet çdo kokë e do pritet çdo mjekër. Çdo dorë është gërvishtur dhe ijët i kanë mbuluar me grathore.
38 Mbi gjitha pullazet e Moabit e mbi gjitha sheshet e tij gjithçka është vajtim, se e thërrmova Moabin si enën pa vlerë, kumton Zoti.
39 Si u shkatërrua! Vajtoni! Si e ktheu kokën i turpëruar Moabi! Moabi u qesharak e tmerr për gjithë ata e rrethojnë.
40 Se kështu thotë Zoti: ja, si shqiponja flatron e hap krahët ndaj Moabit.
41 Qytetet do pushtohen e fortesat do zaptohen. Atë ditë, zemra e trimave Moabit si zemra e gruas lind do jetë.
42 Mori fund Moabi e nuk është popull, se u krekos kundër Zotit.
43 Tmerri, gropa e laku presin, o banor i Moabit, kumton Zoti.
44 Kush ikën për shkak tmerrit, do bjerë gropë. Ai do ngjitet nga gropa, do zihet lak, se do dërgoj kundër Moabit vitin e ndëshkimit, kumton Zoti.
45 Te hija e Heshbonit ndalen ikanakët e mekur, por zjarr shpërthen prej Heshbonit e flakë prej pallatit Sihonit dhe e përpin ballin e Moabit e kafkën e zhurmëtarëve.
46 Mjerë ti, Moab, u rrënove, o populli i Kemoshit, se u zunë robër bijtë e tu e robinja, bijat e tua.
47 Por unë do t'i kthej robërit e Moabit ditët e fundit, kumton Zoti ». Deri këtu gjykimi i Moabit.