Jeremiah 47AL1

1Fjala e Zotit drejtuar profetit Jeremi për filistinët, para se faraoni të sulmonte Gazën.

2Kështu thotë Zoti: «Ja, po fryhen ujërat prej veriut, po bëhen përrua rrëmbyes, po e përmbytin tokën me gjithçka e mbush, qytetin e banorët e tij. Gjithkush bërtet, çdo banor i dheut ulërin.

3Prej tingullit të përpushjes së patkonjve të hamshorëve, prej sokëllimës së karrocave, prej vringëllimës së rrotave, etërit nuk kthehen kah bijtë, se u flashken duart,

4se erdhi dita për t'i shkatërruar të gjithë filistinët, për të zhbirë nga Tiri e Sidoni çdo ndihmëtar të mbetur, se Zoti po i shkatërron filistinët, tepricën e bregut të Kaftorit.

5Gazës i ka rënë shoga, Ashkeloni ka rënë në heshtje. O tepricë e luginës së tyre, deri kur do të çirreni?

6Ah, shpatë e Zotit, edhe sa kohë të duhet që të pushosh? Hyr në mill, ndalu e pusho!

7Si mund të pushojë, kur Zoti e ka urdhëruar? Kundër Ashkelonit e kundër bregdetit, atje e ka caktuar».

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Jeremiah 47.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.