Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Isaiah 21

:
Albanian - AL1
1 Profeci kundër shkretëtirës detit: ashtu si furtunat fshikullojnë Negevin, ashtu do vijë nga shkretëtira, nga ai vend i tmerrshëm.
2 Një vegim i tmerrshëm m'u dëftua: një tradhtar po tradhton, një shkatërrimtar po shkatërron. Vërsulu, o Elam! Rrethoje, o Madai! Po i jap fund çdo rënkimi të!
3 Prandaj po dridhen ijët, kanë zënë dhimbjet si lindjes, dridhem i tëri nga ç'dëgjoj, tmerrohen nga ç'më shohin sytë.
4 lëshoi zemra, pushtuan drithërimat, muzgu, fort e dëshiroja, është bërë tmerr.
5 Bëhet gati tryeza, shtrohet qilimi, hahet e pihet. Ngrihuni, o prijës, lyejeni shqytin!
6 Se kështu tha Zoti: «Shko e vër një vrojtues, lajmërojë çka sheh.
7 Po shohë qerre lufte, kalorës dyshe-dyshe, kalorës hipur mbi gomarë, kalorës hipur mbi deve, le t'i hapë sytë mirë, le vrojtojë me shumë kujdes».
8 E ja, vrojtuesi bërtiti: «O Zot, tërë ditën kam vrojtuar pa lëvizur, tërë natën kam qëndruar vendrojë.
9 Por ja, po vijnë qerre lufte, kalorës dyshe-dyshe. Ra, ra Babilonia», do thotë, «Gjithë idhujt e hyjnive saj janë bërë copë e çikë përtokë».
10 O shirja ime! O biri i lëmit tim! Çka dëgjova prej Zotit ushtrive, Perëndisë Izraelit, atë ju dëfteva.
11 Profeci për Dumahun: nga Seiri po thërret dikush: «Roje, edhe sa natë ka mbetur? Roje, edhe sa natë ka mbetur?».
12 «Po vjen mëngjesi», thotë roja, «Por po vjen edhe nata. Nëse doni pyesni, pyesni, por kthehuni edhe një herë!».
13 Profeci për Arabinë: nëpër kaçubat e Arabisë do ta kaloni natën, o varganet e dedanëve!
14 Dilini përpara eturit, sillini ujë, o banorë tokës Temait! Dilini përpara me bukë arratisurit!
15 Se kanë marrë arratinë prej shpatës, prej shpatës zhveshur, prej harkut ndehur, prej furisë betejës.
16 Se kështu tha Zoti: «Pas një viti, vit i një punëtori me mëditje, tërë madhështia e Kedarit do marrë fund.
17 I vogël do jetë numri i harkëtarëve mbetur, i luftëtarëve Kedarit, sepse ka folur Zoti, Perëndia i Izraelit».