Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Isaiah 16

:
Albanian - AL1
1 Dërgojini një qengj sunduesit vendit, nga Selau i shkretëtirës malin e bijës Sionit.
2 Porsi shpendi rreh krahët, kur e dëbojnë nga foleja, ashtu do jenë bijat e Moabit, nëpër vatë e Arnonit.
3 Jep këshillë, merr vendim! mesditë hijen tënde bëje porsi natën! Fshihi ikurit, mos i tradhto arratisurit!
4 Le gjejnë strehim te ti dëbuarit e Moabit, ji për ta strehim prej shfarosësit! Se tirani mori fund, shkatërrimi reshti, shtypësi u zhduk prej vendit.
5 Do ngrihet një fron me themelet mirësi, me besnikëri do ulet tendën e Davidit një gjykatës do kërkojë drejtësi, i zellshëm për dhënë drejtën.
6 Kemi dëgjuar për krenarinë e Moabit, vërtet shumë krenar, për krenarinë, kryeneçësinë e kokëfortësinë e tij, por madhështia e tij është e kotë.
7 Prandaj Moabi do vajtojë për Moabin, i gjithi do shkrihet vaj, për bukët me rrush Kir Haresetit, i dëshpëruar kujën do vërë.
8 Ja, fushat e Heshbonit u shkretuan bashkë me vreshtin e Sibmahut. Sunduesit e kombeve ia shkatërruan shermendet shtriheshin deri Jazer, degët nëpër shkretëtirë gjarpëronin e deri përtej detit Vdekur kalonin.
9 Prandaj, bashkë me vajtuesit e Jazerit vreshtin e Sibmahut do vajtoj. Do përmbyt me lotët e mi, ty, o Heshbon, dhe ty, o Elealeh, se mbi korrat e mbi vjelat e tua ra gjëma.
10 U zhduk gëzimi e hareja prej fushave pjellore, nëpër vreshta s'dëgjohet as këngë, as brohori, nuk ka verë nëpër torqe, nuk ka mbetur kush për ta shtrydhur, britmave gëzimit u ka ardhur fundi.
11 Prandaj gjithçka përbrenda meje dridhet për Moabin porsi harpa, tërë qenia ime për Kir Heresin.
12 kot do mundohet Moabi, te faltorja vend lartë për t'u ngjitur, do hyjë shenjtërore për t'u lutur, por nuk do ketë kurrfarë dobie.
13 Kjo është fjala tha Zoti dikur për Moabin.
14 E tani kështu thotë Zoti: «Brenda tre vjetëve, vitet e një punëtori me mëditje, do zhduket lavdia e Moabit, me gjithë popullin e tij shumtë. Do mbetet vetëm një pakicë e vogël dhe e pafuqishme».