Hosea 8AL1

1«Bjeri borisë! Si shqiponja vërtitet mbi shtëpinë e Zotit, se e thyen besëlidhjen time, e shkelën ligjin tim.

2Izraeli më thërret: “Perëndia im, ne të njohim!”.

3Por, Izraeli e përbuzi të mirën, armiku do ta ndjekë pas.

4Kurorëzuan mbretër që nuk vinin prej meje. Caktuan prijës që unë nuk i njihja. Bënë idhuj me arin e argjendin e tyre për shfarosjen e vet.

5I pështirë është viçi yt, o Samari. Zemërimi im u ndez kundër tyre. E pafajshme a do të jesh ndonjëherë?

6Një mjeshtër prej Izraelit e bëri, ai nuk është Perëndi. Copë e çikë do të bëhet viçi i Samarisë.

7Mbjellin erë e korrin stuhi. Gruri i tyre kallinj nuk lidh e miell nuk prodhon. E në prodhoftë, të huajt do ta përlajnë.

8Izraeli u përpi, u bë ndër kombe një enë pa vlerë.

9U ngjitën në Asiri porsi gomari që i vetëm endet. Ujdi bën Efraimi me dashnorët e vet.

10Ndonëse bëjnë ujdi me kombet, unë tani do t'i mbledh tok. Do të treten pak nga pak, nën peshën e mbretit të princave.

11Sa herë Efraimi shton altarët për mëkatet, ato i kthehen në altarë të mëkatshme.

12Për të i shkrova ligjet e mia të shumta, por të huaja i duken ato.

13Më kushtojnë flijime e mishin e tyre hanë, por Zotit nuk i pëlqejnë. Do t'i kujtojë ai fajet e tyre, mëkatet e tyre do t'i ndëshkojë e në Egjipt ata do të kthehen.

14E harroi Izraeli krijuesin e vet, pallate mbretërore ai ndërtoi e Juda qytetet e fortifikuara i shtoi. Zjarr do të dërgoj në qytetet e tij, fortesat e tij do t'i përpijë».

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Hosea 8.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.