Hosea 14AL1

1«Samaria është fajtore, se ngriti krye kundër Perëndisë së vet, ndaj prej shpatës do të bien, të vegjlit do t'u theren, shtatzënave barku do t'u çahet.

2Kthehu, o Izrael, te Zoti, Perëndia yt, se për fajin tënd u pengove.

3Kthehu te Zoti, bashkë me fjalët e tua. Thuaji atij: “Fale tërë fajin, të mirën pranoje e ne do të kushtojmë frytin e buzëve tona.

4Asiria nuk do të na shpëtojë, kuajve nuk do t'u grahim. Nuk do t'i quajmë perëndi veprat e duarve tona, se në ty bonjaku gjen mëshirë”.

5Do ta shëroj pabesnikërinë e tyre, do t'i dua me gjithë zemër, se zemërimi kundër tyre m'u fashit.

6Vesë do të jem për Izraelin, si zambaku ai do të lulëzojë, rrënjët thellë do t'i hedhë porsi pemët e Libanit.

7Filiza do të nxjerrë, lavdia e tij do të jetë si ajo e ullirit e do të kundërmojë si Libani.

8Nën hijen time do të kthehen e do të banojnë, do të rriten me drithë, porsi vreshti do të begatojnë, do të kujtohet emri i tij porsi vera e Libanit.

9Efraim, ç'më lidh me idhujt? Unë të përgjigjem e të vrojtoj, unë jam porsi bredhi, gjithmonë i blertë, prej meje rrjedh fryti yt.

10Kush është i urtë këto të kuptojë, i dituri t'i mëtojë, se udhët e Zotit janë të drejta, të drejtë janë ata që ecin në to, por ligjshkelësit në to pengohen».

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Hosea 14.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.