1«Efraimi më rrethon me rrena, me mashtrime, shtëpia e Izraelit, por Juda endet me Perëndinë, me të Shenjtin është besnik ».
2«Efraimi kullot erën, ndjek tufanin, tërë ditën shumon mashtrimin e dhunën. Bën marrëveshje me Asirinë, vajin në Egjipt e çon.
3E padit Zoti Judën, Jakobin e ndëshkon për udhët e tij e veprat do t'ia shpërblejë.
4Që në bark e kapi të vëllanë prej thembre, me Perëndinë u ndesh kur u bë burrë.
5U rrok me engjëllin e fitoi, vajtoi e mëshirë kërkoi. Në Betel Perëndia e gjeti e me të atje foli.
6Zot, Perëndia i ushtrive, Zot është emri i tij.
7Kthehu, pra, te Perëndia yt, mbaje mirësinë e drejtësinë e prit gjithmonë për Perëndinë tënd.
8Tregtar me peshore që rren në dorë, mashtrimin dëshiron.
9Por Efraimi thotë: “U bëra pasanik, pasuri gjeta për vete. E në asnjë prej punëve të mia, s'do të gjendet faj a mëkat”.
10Por unë, Zoti, jam Perëndia yt, që në tokën e Egjiptit. Do të të vendos sërish në tendë, si në ditët e të kremtes.
11Unë u fola profetëve, vegimet i shumova unë. Me shëmbëlltyra fola përmes tyre.
12Sa për Gileadin, ai është fajtor, ata janë krejt të pavlerë. Në Gilgal flijojnë qe, altarët e tyre janë si pirgje gurësh nëpër hullitë e arës.
13Ia mbathi Jakobi për në tokën e Aramit, Izraeli u bë shërbëtor për një grua, për një grua u bë bari.
14Me anë të një profeti Zoti e nxori Izraelin nga Egjipti, me anë të një profeti edhe e ruajti.
15Efraimi nxori vrer, ndaj gjakun e derdhur Zoti i tij do t'ia kërkojë e poshtërsinë do t'ia shpërblejë».