Ezekiel 35AL1

1Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:

2«Bir i njeriut, sillu me fytyrë kundër malit të Seirit dhe profetizo kundër tij.

3Thuaji se kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, unë jam kundër teje, o mali Seir. Do ta ngre dorën kundër teje dhe do të të kthej në shkretim e djerrinë.

4Do t'i rrënoj qytetet e tua dhe ti do të bëhesh shkretim. Atëherë do ta marrësh vesh se unë jam Zoti.

5Meqë ti mbajte armiqësi të përhershme dhe ia dorëzove popullin e Izraelit pushtetit të shpatës në kohën e fatkeqësisë së tyre, kur fajësia e tyre kishte prekur fundin,

6për këtë, pasha jetën time, kumton Zoti im, Zoti, do të të ndëshkoj me gjak dhe gjaku do të të ndjekë. Meqë nuk u ngope me gjak, gjaku do të të ndjekë.

7Do ta kthej malin Seir në shkretim e në djerrinë e do t'i zhduk prej tij ata që shkojnë e vijnë.

8Do t'i mbush malet e tyre me të therur. Të therurit nga shpata do të bien nëpër malet e tua, nëpër luginat e nëpër shpatet e tua.

9Do të të kthej në shkretim të përhershëm dhe qytetet e tua do të mbeten pa banorë. Atëherë do ta merrni vesh se unë jam Zoti.

10Meqë ti the: “Këto dy kombe e këto dy vende do të jenë të miat e do t'i marrim për pronë”, edhe pse atje është Zoti,

11për këtë, pasha jetën time, kumton Zoti im, Zoti, do të veproj siç i takon zemërimit e smirës që patët për shkak të urrejtjes kundër tyre. Ata do të më njohin mua pasi të të kem gjykuar ty.

12Edhe ti do ta marrësh vesh se unë jam Zoti. I kam dëgjuar të gjitha sharjet që ke shprehur kundër maleve të Izraelit, duke thënë: janë shkretuar krejt, na i kanë dhënë për ushqim.

13U krekosët kundër meje me gojën tuaj dhe i shumuat fjalët kundër meje. Unë i dëgjova.

14Kështu thotë Zoti im, Zoti: siç ngazëllen mbarë dheu, ashtu do të të shkretoj ty.

15Siç ngazëlleve ti për trashëgiminë e shtëpisë së Izraelit, pse u shkretua, ashtu do të veproj me ty. Ti do të shkretohesh, o mali Seir. Edhe mbarë Edomi. I tëri! E do ta marrin vesh se unë jam Zoti ».

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Ezekiel 35.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.