Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Ezekiel 34

:
Albanian - AL1
1 Fjala e Zotit m'u drejtua e tha:
2 «Bir i njeriut, profetizo kundër barinjve Izraelit. Profetizo e thuaju pikërisht barinjve se kështu thotë Zoti im, Zoti: mjerë barinjtë e Izraelit kullotin veten. A nuk duhet kullotin grigjën barinjtë?
3 Ju hani mishin e majmë, visheni me lesh, therni ato majmet, por nuk e kullotni grigjën.
4 mekurat nuk i keni mëkëmbur, sëmurat nuk i keni shëruar, lënduarat nuk i keni lidhur, ndarën nuk e keni kthyer dhe humburën nuk e keni kërkuar, por me forcë e me ashpërsi i keni sunduar.
5 Janë shpërndarë, se nuk kanë bari. Janë bërë ushqim për gjitha egërsirat e fushës, se janë shpërndarë.
6 Janë hallakatur delet e mia. Nëpër gjitha malet, nëpër gjitha kodrat e larta e mbarë faqen e dheut është shpërndarë grigja ime dhe nuk ka kush ta kërkojë, nuk ka kush ta gjurmojë.
7 Prandaj, o barinj, dëgjojeni fjalën e Zotit:
8 pasha jetën time, kumton Zoti im, Zoti, meqë grigja ime u pre dhe delet e mia u bënë ushqim për gjitha egërsirat e fushës, ngaqë nuk kanë bari, se barinjtë e mi nuk i kanë kërkuar delet e mia, por barinjtë kanë kullotur veten e nuk kanë kullotur grigjën time,
9 për këtë, o barinj, dëgjojeni fjalën e Zotit tim, Zotit:
10 kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, unë jam kundër barinjve. Do t'u kërkoj llogari për grigjën time e do t'ua heq rojtarinë e deleve mia. Barinjtë nuk do kullotin veten, se do t'i shpëtoj delet e mia nga goja e tyre e nuk do jenë ushqim për ta.
11 Se kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, unë vetë do t'i kërkoj delet e mia e do t'i këqyr.
12 Siç e këqyr bariu grigjën e vet, kur është mes deleve shpërndara, kështu do t'i këqyr unë delet e mia dhe do t'i shpëtoj nga gjitha vendet ku janë shpërndarë ditë me re e me terr.
13 Do t'i nxjerr prej popujve dhe do t'i sjell nga vendet e tjera drejt tokës tyre. Do t'i kullot nëpër malet e Izraelit, nëpër shpate dhe gjitha vendbanimet e vendit.
14 kullota mira do t'i kullot. Mbi malet e lartësive Izraelit do ta kenë livadhin. Atje do shtrihen mbi livadhe mira e kullota majme do hanë, malet e Izraelit.
15 Unë do ta kullot grigjën time, unë vetë do ta mërzej, kumton Zoti im, Zoti.
16 Do kërkoj humburën dhe do kthej ndarën. Do t'i lidh plagën lënduarës dhe sëmurën do ta forcoj. Do kujdesem për majmen dhe për mëkëmburën. Do t'i kullot me drejtësi.
17 Për ty, grigja ime, kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, unë gjykoj mes deles e deles, mes deshve e cjepve.
18 A ju duket pak kullotni kullotën e mirë, shkelni kullotat ju teprojnë? Ju hyni me këmbë për pirë ujin e kulluar dhe çfarë tepron e turbulloni me këmbë.
19 Grigja ime duhet kullotë ç'keni shkelur me këmbë dhe pijë ç'keni turbulluar me këmbë.
20 Prandaj kështu u thotë Zoti im, Zoti: ja unë vetë do gjykoj mes deles majme e deles hajthme.
21 Meqë shtytë me bri e me sup dhe i gjuajtët me brirë tërë dobëtat, derisa i shpërndatë përjashta,
22 unë do t'i shpëtoj delet e mia dhe nuk do jenë pre. Do gjykoj mes deles e deles.
23 Do caktoj mbi to një bari vetëm. Do t'i kullotë shërbëtori im, Davidi. Ai do t'i kullotë e do jetë bariu i tyre.
24 Dhe unë, Zoti, do jem Perëndia i tyre, ndërsa shërbëtori im, Davidi, do jetë princ mes tyre. Unë, Zoti, fola.
25 Do bëj me to një besëlidhje paqeje dhe do t'i zhduk kafshët e egra nga vendi. Atëherë do banojnë qeta shkretëtirë e do flenë nëpër pyje.
26 Do t'i bëj bekim ato dhe rrethinat e rreth kodrës sime. Do dërgoj shiun stinën e duhur e do jenë shira bekuar.
27 Pemët e fushës do t'i japin frytet e veta. Edhe toka do t'i japë prodhimet e veta e ato do rrinë e do banojnë qeta tokën e tyre. Do ta marrin vesh se unë jam Zoti kur t'i copëtoj shulat e zgjedhës tyre e kur t'i liroj nga dora e nënshtruesve.
28 Nuk do jenë preja e kombeve e nuk do t'i hanë egërsirat e dheut. Do banojnë qetë e askush nuk do t'i trembë.
29 Unë do t'u përgatit vende blerta, mos i brejë zija e bukës vend e mos i ndrydhë përçmimi i kombeve.
30 Atëherë do ta marrin vesh se unë jam Zoti, Perëndia i tyre me ta, e ata, shtëpia e Izraelit, janë populli im, kumton Zoti im, Zoti.
31 Ju jeni delet e mia, njerëzit e kullotës sime, e unë jam Perëndia juaj, kumton Zoti im, Zoti ».