Ecclesiastes 11AL1

1Hidhe bukën tënde mbi ujëra, se pas shumë ditëve do ta gjesh.

2Ndaje në shtatë pjesë, apo tetë, se nuk e di ç'zezonë do të ndodhë mbi tokë.

3Nëse retë ngopen, shiun e derdhin mbi tokë, nëse një pemë bie në jug apo në veri, ku të bjerë, aty mbetet.

4Kush vëren erën, nuk mbjell, kush shikon retë, nuk korr.

5Sikurse nuk ke dijeni se nga u vjen fryma kockave në barkun e nënës, ashtu nuk e di as veprën e Perëndisë që bën gjithçka.

6Në mëngjes mbille farën tënde e deri në mbrëmje mos i ndal duart, se nuk e di cila është më e mirë, kjo apo ajo, apo të dyja janë të mira.

7Drita është e ëmbël dhe syve u bën mirë ta shohin diellin.

8Edhe nëse njeriu jeton shumë vite, le t'i gëzojë të gjitha, por të kujtojë vitet e errëta, që do të jenë të shumta, se gjithçka ndodh është tymnajë.

9Shijoje rininë, o djalosh, e le të të ngazëllejë zemra në ditët e rinisë sate. Ndiq udhën që të do zemra e vegimin që të shohin sytë, por dije se për të gjitha këto Perëndia do të të bëjë gjyq.

10Shporre prej zemrës ngasjen, dëboje ligësinë nga mishi, se djalëria e çapkënëria janë veçse tymnajë.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Ecclesiastes 11.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.