Ecclesiastes 10AL1

1Disa miza të ngordhura e fëlliqin vajin erëmirë, pak marrëzi peshon më shumë se urtia e nderi.

2Zemra e të drejtit priret djathtas, ndërsa zemra e të marrit priret majtas.

3I marri, edhe kur ecën udhës, s'ka mend. U thotë të gjithëve se është i marrë.

4Nëse sundimtari shfryn kundër teje, mos luaj vendit, se qetësia zhbën mëkatet e rënda.

5Është një ligësi, që e kam parë nën diell, si gabim që bëhet nga sundimtari:

6marrëzisë i jepen shumë vende të larta, ndërsa të pasurit ulen në vende të ulëta.

7Kam parë skllevër mbi kuaj e princa duke ecur në këmbë si skllevër.

8Kush hap gropë, bie vetë brenda, atë që çan murin e ha gjarpri.

9Kush thyen gurë, prej tyre lëndohet, kush çan dru, rrezikohet pre tyre.

10Nëse hekuri topitet e askush s'ia mpreh tehun, duhet shtuar forca, është e dobishme të përparojë urtia.

11Nëse gjarpri kafshon para se të magjepset, magjistari nuk ka dobi.

12Fjalët e gojës së të urtit janë të hijshme, por të marrin e përpijnë buzët e veta.

13Fillimi i fjalëve të gojës së tij është marrëzi, fundi i gojëtarisë së tij është çmenduri e ligë.

14I marri i shumon fjalët. Askush s'e di ç'do të ndodhë, ndaj kush do t'i tregojë ç'do të ndodhë pas tij?

15Të marrët i kapit mundi, se nuk dinë as të shkojnë në qytet.

16E mjera ti, o tokë, që e ke mbretin riosh e princat e tu bëjnë gosti në mëngjes.

17E lumja ti, o tokë, që e ke mbretin bir fisniku e princat e tu bëjnë gosti kur duhet, për t'u mëkëmbur e jo për t'u pirë.

18Nga përtacia shembet pullazi, duarngratit i pikon shtëpia.

19Bukën e shtrojnë për t'u gëzuar, vera e bën jetën të hareshme, paraja i përgjigjet çdo gjëje.

20Mos e shaj mbretin as me mend dhe në dhomën e gjumit mos e shaj të pasurin, se zogu i qiellit do ta mbartë zërin e fluturaku do ta tregojë fjalën.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Ecclesiastes 10.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.