Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

Ecclesiastes 1

:
Albanian - AL1
1 Fjalët e kuvendarit, birit Davidit, mbret Jerusalem.
2 Tymnajë e kaluar tymnajës, thotë kuvendari, tymnajë e kaluar tymnajës, gjithçka është tymnajë.
3 Ç'dobi ka njeriu nga tërë mundi i vet, mundohet nën diell?
4 Një brezni ikën, një brezni vjen, por toka mbetet përgjithmonë.
5 Dielli lind e dielli perëndon, rend për te vendi i vet e atje rilind.
6 Era fryn kah jugu, sillet kah veriu, sillet e përsillet, por qerthullin e vet sillet.
7 gjithë lumenjtë derdhen det e deti nuk mbushet. Lumenjtë rrjedhin drejt vendit prej ku nisen sërish.
8 Gjithçka është kapitëse, sa s'ka njeri ta tregojë. Syri nuk ngopet me parë, veshi nuk ngihet me dëgjuar.
9 Ç'ka qenë, ajo edhe do jetë, ç'është bërë, ajo edhe do bëhet. Asgjë re nuk ka nën diell!
10 A ka ndonjë gjë thuhet: «Shiko, kjo është e re!». Por ajo kishte qenë qëkur, kohët e lashta para nesh.
11 Nuk ka kujtim për kohët e lashta, por as për ardhmen nuk u mbetet kujtim atyre do vijnë vonë.
12 Unë, kuvendari, isha mbreti i Izraelit, Jerusalem,
13 dhe u përpoqa me zemër hetoja e zbuloja me anë urtisë gjithçka ndodh nën qiell. Kjo është një detyrë e rëndë Perëndia ua ka dhënë njerëzve për t'u marrë me të.
14 Kam parë gjithçka është bërë nën diell dhe, ja, gjithçka është tymnajë, si rendësh pas erës.
15 Çka është e shtrembër, nuk drejtohet dot, nuk mund numërohet diçka s'është.
16 Atëherë thashë me vete: «Ja, unë e shtova dhe e shumova urtinë shumë se gjithë paraardhësit e mi Jerusalem. Zemra ime ka parë urti e dituri shumtë».
17 U dhashë me zemër pas njohjes urtisë. Edhe marrëzinë dhe çmendurinë e njoha. Por edhe kjo është si rendësh pas erës.
18 Se, kur urtia është e madhe, e madhe është edhe ngasja. Kush shton diturinë, shton brengën.