Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Romans 16

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe u rakomandoj juve Foibënë, motërënë t’onë, qi ashtë shërbëtoreja e kishësë ndë Kenkre,
2 qi ta pritni mbë Zotinë sikurse vëjen për shenjtënat, edhe t’i ndimoni për gjithë qish ketë nevojë prei jush, sepse edhe ajo u ka ndimuen shumë vetëve, edhe mue vetë.
3 U faleni me shëndet Priskillës’ edhe Akuilësë ndimëtarëvet mi mbë Iesu Krishtinë
4 (të cillëtë vunë qafën’ e vet ndë thikët për jetënë t’eme; atyne nuk’ u falem nders unë vetëmë, por edhe gjithë kishat’ e kombevet).
5 I faleni me shëndet edhe kishësë qi ashtë ndë shtëpi t’atyne. I faleni me shëndet Epainetit dashunit t’em, i cilli ashtë pem’ e parë e Ahaisë mbë Krishtinë.
6 I faleni me shëndet Marisë, e cilla u mundue shumë për ne.
7 U faleni me shëndet Andronikut edhe Iunisë fisnavet mi, edhe ropnavet shokëvet mi, cillëtë janë shënueshim ndër Apostujt, cillët’ ishinë mbë Krishtin’ edhe ma pari se unë.
8 I faleni me shëndet Amplisë dashunit t’em mbë Zotinë.
9 I faleni me shëndet Urbanit ndimëtarit t’ynë mbë Krishtinë, edhe Stahyt dashunit t’em.
10 I faleni me shëndet Apelliut provueshimit mbë Krishtinë. U faleni me shëndet atyne qi janë prei shtëpisë Aristobulit.
11 I faleni me shendet Herodionit fisit t’em. U faleni me shëndet atyneve qi janë prei shtëpisë Narkissit, qi janë mbë Zotënë.
12 U faleni me shëndet Tryfainës, edhe Tryfosësë, qi mundohenë mbë Zotinë. I faleni me shëndet Persidësë dashëmesë, e cilla u mundue shumë mbë Zotinë,
13 I faleni me shëndet Rufit sgjedhunit mbë Zotinë, edhe s’amës’ ati edhe s’emesë.
14 U faleni me shëndet Asynkritit, Flegontit, Hermanit, Patrobit, Hermeut, edhe vëllazënavet qi janë bashkë me ata.
15 U faleni me shëndet Filologut edhe Iulisë, Nereut edhe motërës’ ati, edhe Olymbaut, edhe gjithë shenjtënavet qi janë bashkë me ata.
16 I faleni me shëndet njiani tietërit me puthunë shenjtënueshime. U falenë me shëndet juve kishat’ e Krishtit.
17 Edhe u lutem juve, o vëllazën, keni sytë hapëtë mb’ata qi bajnë dame e shkandula kundrë ati mësimit qi keni xanë ju, edhe shtëmangi prei atyneve.
18 Sepse t’atillëtë nuk’ i shërbejnë Zotit t’ynë Iesu Krishtit, por barkut vet; edhe me fjalë t’ambëla, e me fjalë mira gënjejnë zemërat’ e atyneve qi s’kanë keqe.
19 Sepse ndëgjuemitë tuei e mbërrini mbë gjithë. Sa për ju pra gëzohem, edhe due qi jeni ditshim mbë mirënë, e mitunë mbë keqenë.
20 Edhe Perëndia i paqtimit ka me dërrmuem Satananë ndënë kambët tueja për shpeiti. Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me ju. Amen.
21 U falenë me shëndet Timotheu ndimëtari em, edhe Lukiu, edhe Iasoni, edhe Sosipatri, fisnat’ e mi.
22 U falem me shëndet mbë Zotinë unë Tertiu qi shkrova letërënë.
23 U faletë me shëndet Gaiu, i cilli ka pritunë mue edhe gjithë kishënë ndë shtëpi. U faletë me shëndet Erasti kujdestari i qytetit, edhe Kuarti vëllai.
24 Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me gjithë ju. Amen.
25 Edhe mb’ate qi mundetë me forcuem juve mbas ungjillit t’em, edhe mbas predikimit Iesu Krishtit, mbas sbuluemes’ asai mpshefënisë qi qe pushuem çë përpara motesh,
26 e tashti u sbulue prei shkronjash profetënavet mbas urdhënimit Perëndisë jetësimit, edhe u ngjof mbë gjithë kombet për ndëgjimin’ e besësë;
27 vetëmë mbë ditshiminë Perëndi qoftë laft me anë Iesu Krishtit për jetët jetëvet. Amen. ( Letëra) mbë Romanët u shkrue prei Korinthës’, (edhe u dërgue) me anë Foibësë shërbëtoresë kishësë ndë Kenkre.