Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Romans 13

:
Albanian - DHRGKK72
1 Qish-do shpirt le t’i uli kryetë pushtetevet naltë, sepse nuk’ ashtë pushtet prei vetiut, veçe prei Perëndisë; edhe ata pushtetetë qi janë, jan’ urdhënuem prei Perëndisë.
2 Përandai ai qi i rri kundrë pushtetit, i rri kundrë urdhënit Perëndisë; edhe ata qi rrinë kundrë, kanë me marrë gjukim mbë vetëhet t’atyne.
3 Sepse urdhënarëtë nukë janë frikë e punëvet mira, por këqiavet. Do pra mos me pasunë frikë pushtetinë? Ban mirënë, edhe ke me pasunë lavdim prei ati,
4 sepse urdhënari ashtë shërbëtuer i Perëndisë te ti për mirënë. Por ndë bafsh keqenë, kij frikë, sepse nuk’ e mba thikënë kot, sepse ashtë shërbëtuer i Perëndisë, shpagë-marrës për me bamë zemërim kundrë ati qi punon keqenë.
5 Përandai ashtë nevojë me ulunë kryetë, jo vetëmë për zemëriminë, por edhe për ndërgjegjëjenë.
6 Sepse përandai pagueni edhe dhana, sepse janë shërbëtorë Perëndie, për me shikuem këte punë.
7 U lani pra gjithëve detyratë: ati qi ashtë për me dhanë, ipni dhanënë; ati qi ashtë për pagesë, pagesënë; ati qi ashtë për me pasunë frikë, frikënë; ati qi ashtë për me pasunë nder, nderinë.
8 Askuit mos i kini detyrë asgja, veç për me dashunë njiani tietërinë, sepse ai qi do tietërinë, ka mbushunë ligjënë.
9 Sepse këjo: “Mos kurvënojsh. Mos vrasish. Mos viedhish. Mos bajsh deshmi rrenë. Mos dëshërojsh”, edhe qish do tietër urdhënë ndë qoftë se ashtë, ndë këte fjalë i shkurtohetë kryetë, do me thanë: “Të duesh afërminë tand porsi vetëhenë tande”.
10 Dashunia nuk’ i ban keq afërmit; dashunia pra ashtë mbushunit’ e ligjësë.
11 Edhe këte ma fort, tue ditunë kohënë se tashti asht’ ora për me u çuem prei gjumit, sepse tashti ashtë ma ngjat shpëtimi ynë, se atëherë kur besuem.
12 Nata u thye, e dita u afërue; le hedhim tej pra punët’ e errësinësë, e le veshim armët’ e dritësë.
13 Le t’ecim hieshim si ditënë, jo ndër lodërti e ndër deituna, jo ndër shtratëna kurvënie e ndër tepër-ndynësina, jo ndë qartë e ndë zmir,
14 por vishni Zotinë Iesu Krisht, edhe mos kini kujdes për mishinë, për me i bamë dëshërimetë.