Revelation 8DHRGKK72

1Edhe kur çeli të shtatënë bulë u ba pushim ndë qiellt si ndo-nja gjymës ore.

2Edhe pashë të shtat’ engjujtë, të cillëtë rrijshinë përpara Hyjit, edhe u dhan’ atyneve shtatë trumbeta.

3Edhe erdhi nji tietër’ engjullë, edhe qindroi mbë therorenë, e mbante nji qemtar t’artë; edhe iu dhan’ ati shumë qemna, qi t’i bierë me të falunat e gjithë shenjtënavet mbë theroren’ e artë qi ashtë përpara shkambit.

4Edhe hipi tymi i qemnavet me të falunat e shenjtënavet prei dorës’ engjullit përpara Hyjit.

5Edhe engjulli muer qemtarinë, edhe e mbushi prei ziarrmit theroresë, edhe e hodhi mbë dhet; edhe u banë zana e bumbullima e vetima e dhe-lëkundie.

6Edhe të shtat’ engjujtë qi kishinë të shtatë trumbetat’ u banë gati me u ranë trumbetavet.

7Edhe engjull’ i parë i ra trumbetësë, edhe u ba breshën e ziarrm përziem me gjak, edhe u hothnë mbë dhet; edhe e treta druvet u dogj, edhe qish-do bar’ i ngjomë u doq.

8Edhe engjull’ i dytë i ra trumbetësë, edhe porsi nji mal i math i diegunë me ziarrm u hoth ndë det, edhe e treta detit u ba gjak.

9Edhe vdiq e treta krijetyravet gjalla qi ishinë ndë det, edhe e treta barkavet u prish.

10Edhe engjull’ i tretë i ra trumbetësë, edhe ra prei qiellit nji yll i math ndezunë porsi llambadhe, e ra mbi të tretën’ e lumnavet, edhe mbi gurrët e ujënavet.

11Edhe emëni i yllit thohet’ Apsenth; edhe e treta e ujënavet u këthye mbë Apsenth, edhe shumë njerës vdiqnë prei ujënavet sepse u ithtuenë.

12Edhe engjull’ i katërtë i ra trumbetësë, edhe u plague e treta e diellit, edhe e treta e hanësë, edhe e treta e yjevet, qi t’errësohet’ e treta e atyneve, edhe dita të mos ndrisi të tretën’ e asai, edhe nata por kështu.

13Edhe pash’ edhe ndëgjova nji engjullë tue fluturuem ndë miedis të qiellit, qi thoshte me za të math: Mier, mier, mier ata qi rrinë mbë dhet, për zanat e tierë të trumbetësë tre engjujvet qi kanë për me u ranë trumbetavet.

Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872. © Interconfessional Bible Society of Albania

Choose Translation

Switch translation for Revelation 8.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.