Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

Revelation 3

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe engjullit ndë Sardei shkruei: Këto thot’ ai qi ka shtatë Shpirtënat’ e Hyjit, edhe shtatë yjetë; i dij punët’ e tua, se e ke emëninë se rron, edhe je i vdekunë.
2 Bahu i squtë, edhe forco tierëtë sa kanë për me vdekunë, sepse nuk’ i gjeta punët’ e tua plota përpara Hyjit.
3 Kujtohu pra si more edhe ndëgjove, edhe i ruei, edhe u pendo, ndë mos ndenjsh pra squtë, kam me ardhunë te ti porsi viedhës, edhe s’ke me ditunë mbë qish orë kam me ardhunë te ti.
4 Ke pak emëna edhe ndë Sardei, qi nuk’ i ndyenë petëkat’ e veta; edhe ata kanë me ecunë bashkë me mue me petëka bardha, sepse janë vëjefshim.
5 Ai qi mund, kyi ka me u veshunë me petëka bardha, edhe s’kam me shuem emënin’ e ati prei librësë jetësë, edhe kam me rrëfyem emënin’ e ati përpara t’em et, edhe përpara engjujvet ati.
6 Ai qi ka vesh, le ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti.
7 Edhe engjullit kishësë ndë Filadelfi shkruei: Këto thotë shenjti, i vërteti, ai qi ka çelsin’ e Davidit, ai qi çel, edhe askushi s’mbyll, edhe askushi s’çel.
8 I dij punët’ e tua: nje te kam vumë përpara teje nji derë çelë, edhe askushi s’mundetë me e mbyllunë, sepse ke pak fuqi, edhe rueite fjalënë t’eme, edhe nukë mohove emëninë t’em,
9 nje te kam me dhanë n’dorë disa prei mbëledhëjesë Satanait, qi thonë për vetëvetëhenë se janë Iudej, edhe nukë janë, por rrejënë; nje te kam me bam’ ata vin’ e adhurojënë përpara kambëvet tua, edhe ta ngjofinë se unë desha,
10 sepse rueite fjalën’ e durimit t’em, edhe kam me rueitunë prei orësë ngasëjesë qi ka për me ardhunë mbë gjithë botënë, për me provuem ata qi rrinë mbë dhet.
11 Nje te vij shpeit, mba ate qi ke, qi mos marri askushi kunorënë tate.
12 Kush mundi, kam me e bamë shtyllë ndë tempullë Hyjit t’em, edhe s’ka me dalunë jashtë ma; edhe kam me shkruem mbi ate emënin’ e Hyjit t’em, edhe emënin’ e qytetit Hyjit t’em, Ierusalemësë re, qi sdrip prei qiellit kah Hyji em, edhe emëninë t’em rinë.
13 Ai qi ka vesh, le ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti.
14 Edhe engjullit kishësë Laodikevet shkruei: Këto thot’ ai qi asht’ Amen, besëtari edhe i vërteti deshmitar, e filluemeja krijesësë Hyjit.
15 I dij punët’ e tua, se as i ftofëtë je, as i ngrofëtë; makarë ishie i ftofët’ as i ngrofëtë.
16 Por mbassi je kështu i vokëtë, edhe as i ftofët’ as i ngrofëtë, kam për me viellë prei gojësë s’eme.
17 Sepse thue, se: Jam i pasunë, edhe u bash’ i pasunë, edhe s’kam nevojë as për kend, edhe nuk’ e di se ti je i ngratë, edhe i mierë, edhe i vobek, edhe i verbëtë, edhe i sveshunë.
18 këshilloj me blemë prei mejet ar provuem ndë ziarrm, qi bahesh i pasunë; edhe veshish petëka bardha, edhe mos duketë turpënia e sveshunit tat; edhe lyei syt’ e tu me kollurë qi shofish,
19 Unë gjithë sa i due, i qartoj edhe i mundoj, ki zellë pra edhe u pendo.
20 Nje te rrij mbë derët, edhe trakulloj; ndë ndëgjoftë kushi zaninë t’em, edhe çel derënë, kam me hymë tek ai, edhe kam me darkuem bashkë me ate, edhe ai bashkë me mue.
21 Ati qi mund, do t’i ap me ndenjunë bashkë me mue ndë shkamp t’em, sikurse edhe unë munda, edhe ndenja bashkë me t’em Atë ndë shkamp t’ati.
22 Ai qi ka vesh, le ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti.