Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

Revelation 19

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe mbasandai ndëgjova porsi nji za math shumë gjindie ndë qiell, qi thoshte: Alleluia, shpëtimi e lavdia e nderi e fuqia qoftë mbë Zotinë Hyjinë t’anë,
2 se gjyqet’ e ati janë vërteta edhe dreita, sepse gjukoi kurvën’ e madhe, qi vduer dhenë me kurvënin’ e vet, edhe muer shpagim prei dorës’ asai për gjakun’ e shërbëtorëvet vet.
3 Edhe për dyti thanë: Alleluia. Edhe tymi i asai hypën ndë jetët jetëvet.
4 Edhe ranë njizet e katër pleqtë, edhe katër shtazëtë, e adhuruenë Hyjinë qi rrinte mbë shkampt, tue thanë: Amen. Alleluia.
5 Edhe duel nji za prei shkambit, tue thanë: Lavdoni Hyjinë t’anë gjithë shërbëtorët’ e ati, edhe ata qi kanë frikë ate, edhe vegjël’ e mëdhej.
6 Edhe ndëgjova porsi nji za shumë gjindie, edhe porsi nji za shumë ujënash, edhe porsi nji za bumbullimash forta, qi thoshinë: Alleluia, se regjënoi Hyji Gjithë-pushtetësi.
7 Le gëzohemi e le gazmohemi, edhe le t’i apimë lavdi ati, sepse erdhi darsëma e Qengjit, edhe grueja e ati bani gati vetëvetëhenë.
8 Edhe iu dha asai qi vishetë me vishnje pastër e ndritshime, sepse vishnja ashtë dreitëniat’ e shenjtënavet.
9 Edhe thotë: Shkruei, lum ata qi janë thirrunë ndë darkë darsmësë Qengjit. Edhe thotë: Këto janë fjalët’ e vërteta Hyjit.
10 Edhe rashë ndër kambë t’ati për me e adhuruem, edhe ai thotë: Shiko mos bajsh këte, sepse unë jam nji shërbëtuer shoqi yt edhe i vëllazënëvet tu qi kanë deshmin’ e Iesuit, por adhuro Hyjinë, sepse deshmia e Iesuit ashtë shpirti i profezisë.
11 Edhe pashë qiellinë hapunë, edhe nje nji kal i bardhë, edhe ai qi rrinte mb’atë qjuhei Besëtar edhe i Vërtetë, edhe gjukon e lufton me dreitëni.
12 Edhe syt’ e ati ishinë porsi flakë ziarrmi, edhe mbi krye t’ati kishte shumë kunora; edhe kishte shkruem nji emënë, cillin’ askushi s’e di, veç ati.
13 Edhe ishte veshunë me nji petkë ngjyem ndë gjak; edhe emëni i ati qjuhetë Fjala e Hyjit.
14 Edhe ushtëriatë qi ishinë ndë qiell e merrshinë mbrapa hipunë mbi kual bardhë, e veshunë me vishnje bardhë edhe pastër.
15 Edhe prei gojës’ ati dilte nji shpat’ e prefëtë, qi t’u bierë kombevet me ate; edhe ai “ka me kullotun’ ata me shkop hekurtë”. Edhe ai shkel gaviçin’ e venësë zemërimit edhe mënisë Hyjit Gjithë-pushtetësit.
16 Edhe mbi petëkun’ e mbi kofshët vet ka shkruem emëninë: Riga i rigavet edhe Zoti i zotënavet.
17 Edhe pashë nji engjullë qi rrinte ndë diellt; edhe thërriti me za math, e u tha shpendëvet qi fluturojinë ndë miedis qiellit: Eni edhe u mbëlithni ndë darkë Hyjit math,
18 qi hani mishna rigash, e mishna urdhën-mijësh, e mishna fortësh, e mishna kualsh, edhe atyneve qi janë ndenjunë mb’ata, edhe mishna qish-do farë njerëzish lirësh e shërbëtorësh, edhe vegjëlish e mëdhejsh.
19 Edhe pashë bishën’ edhe rigat’ e dheut, edhe ushtëriat’ e atyneve mbëledhunë qi bajënë luftë me ate qi rrinte mbi kalt, edhe me ushtërin’ e ati.
20 Edhe u zu bisha, edhe bashkë me ate profet-rrenësi, ai qi bani shenjetë përpara asai, me cillatë gënjeu ata qi muernë shenjën’ e bishësë, edhe adhuruenë figuren’ e asai; dy u hothnë gjallë ndë kënetë ziarrmit qi digjetë me surfullë.
21 Edhe tietër’ u vranë me shpatën’ e ati qi rrinte mbi kalt, qi dilte prei gojës’ ati; edhe gjithë shpendët’ u nginjë prei mishnash atyneve.