Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Philemon 1

:
Albanian - DHRGKK72
1 Pauli i lidhuni Iesu Krishtit, edhe Timotheu vëllai, mbë Filemonë dashunin’ edhe punëtorinë shoqinë t’anë,
2 edhe mbë Apfinë dashëmenë, edhe mbë Arhippinë ushtëtorinë shoqinë t’anë, edhe mbë kishënë ndë shtëpi tande:
3 qoftë mbë ju hir edhe paqtim prei Atit Perëndisë t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.
4 I falem ndersë Perëndisë t’em, tue prumë ndër mend tyi përherë ndë falunat e mia,
5 sepse ndëgjova për dashuninë tande edhe për besënë qi qe mbë Zotinë Iesu, edhe mbë gjithë shenjtënit,
6 qi bahetë me punë piesa e besësë s’ate mbë ngjofëmen’ e qish do farë mire qi ashtë ndër ju, mbë Iesu Krishtinë.
7 Sepse kemi shumë gëzim edhe ngushullim për dashuninë tande, sepse zemërat’ e shenjtënavet janë prajtunë për tyi, o vëlla.
8 Përandai ndonëse kam shumë sy e faqe mbë Krishtinë me urdhënuem tyi për ate qi duhetë,
9 por për dashuninë ma shumë l utem, tue qenun’ i këtilli, si Pauli plak, por tashti edhe i lidhuni i Iesu Krishtit.
10 lutem për dialinë t’em Onesiminë, qi e polla ndër hekurat e mia,
11 i cilli njiherë qe i pavëjefshim për tyi, por tashti asht’ i vëjefshim për tyi edhe për mue,
12 ate po e dërgoj prap. Edhe ti ate, due me thanë, zemërënë t’eme, prite.
13 Unë desha ta mba ate për-anë vetiut t’em, qi shërbejë ndë vend teje, ndë hekurat t’ungjillit,
14 por nukë desha me bamë gja pa mendienë tande, qi mos bahet’e mira jote prei nevojësë, por prei dashunit.
15 Sepse vallë druese përandai u da për këte herë, qi ta kesh ate për gjithë jetënë.
16 Jo ma si shërbëtuer, por përmbi shërbëtuer, vëlla dashunë, ma fort prei meje, edhe sa ma shumë prei teje, si mbë punë mishit, edhe mbë Zotit.
17 Ndë ke pra piesëtar, prite ate porsi mue.
18 Edhe ndë qoftë se ka bamë ndonji punë pa udhë, a ka detyrë, këte numëroje mbi mue.
19 Unë Pauli shkrova me dorënë t’eme, unë kam për lamë, qi mos thom, se me detyrë edhe vetëhenë tande.
20 Po, o vëlla, makarë marr prei teje unë këte mirë mbë Zotinë, prai zemërënë t’eme mbë Zotinë.
21 Tue pasunë shpëresë mbë ndëgjiminë tand shkrova te ti, sepse e dij se ke me bamë edhe ma tepërë se qish thom.
22 Me gjithë këto ban gati edhe vend për me ndenjunë, sepse shpërej se me anë falunavet tueja do t’epen dhunëti te ju.
23 faletë me shëndet Epafrau robi shoqi em mbë Iesu Krishtinë,
24 Marku, Aristarhu, Demai, Luka, punëtorëtë shokët’ e mi.
25 Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me shpirtinë tuei. Amen. (Letëra) mbë Filemonë u shkrue kah Roma, (e u dërgue) me anë te Onesimit shërbëtorit.