Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Mark 8

:
Albanian - DHRGKK72
1 Nd’ato ditt mbassi ishinë shumë gjindëje, ende s’kishinë se qish me ngranë, Iesui thërriti për-anë dishepujt’ e vet, e u tha:
2 dhimbetë për gjindëjenë, sepse janë tri ditt ndashti qi presinë, ende s’kanë se qish hanë;
3 ende ndë i lishofsha agjinushim ndëpër shtëpiat e veta, kanë me u lodhunë mb’udhë, sepse disa prei atyneve kan’ ardhunë prei largu.
4 Ende dishepujt’ e ati iu përgjegjën: Prei kah do mundetë kushi me ngimë këta me bukë këtu ndë shkretinë?
5 Ende ai i pyt: Sa bukë keni? Ende ata thanë: Shtatë.
6 Ende ai porositi gjindëjenë me u ulë për dhe; ende si mur shtatë bukëtë, e u fal ndersë, i theu, ende ua dha dishepujvet vet për me i vumë bukëtë gjindëjesë, ende ata i vunë përpara gjindëjesë.
7 Ende kishinë pak peshq vogjilë; ende si bekoi, tha me vumë përpara ende ata.
8 Ende hangrën, e u nginë; ende ngritnë tepërica copash, shtatë shporta.
9 Ende ata qi hangrën ishin’ afërë katër mijë vetë; mbasandai i lishoi.
10 Ende përnjiherë hyni ndë lundrët bashkë me dishepujt e vet, e erdhi mb’anët Dalmanutha.
11 Ende Fariseitë dulnë, ende fillunë ta pysinë, e lypinë prei ati shenjë prei qillit, tue ngam’ ate.
12 Po ai si shamtini ndë shpirt vet, thotë: Ç’shenjë lypën kyi bres? Me vërtet po u thom juve, se - S’ka me i dhanë shenjë këti brezi.
13 Ende si i la, hyni për-së-ri ndë lundrët, e iku përtej.
14 Ende ata harrunë me marrë bukë, ende s’kishinë me vetëvetëhe ndë lundrët, veç nji bukë.
15 Ende ai i porosiste, tue thanë: Shikoni, ruhi prei brumit Farisevet, ende prei brumit Herodit.
16 Ende ata mendoheshinë ndërmiet atyneve, tue thanë, se: Nukë kemi bukë.
17 Ende Iesui si e mur vesht, u tha atyne: Qish mendoheni, se s’keni bukë? Ende s’merrni vesht, as s’kupëtoni? Ende po ashpër’ e keni zemrënë tui.
18 Tue pasunë sy, nukë shifni? Ende tue pasunë veshë, nukë ndëgjoni? Ende nukë mbani mend?
19 Kur theva pesë bukëtë, mbë pesë mijë vetët, sa kosha plot me copa ngritët? I thonë: Dy-mbë-dhitë.
20 - Ende kur theva shtatë bukëtë mbë katër mijë vetët, sa shporta mbushunë me copa ngritët? Ende ata thanë: Shtatë.
21 Ende u thoshte atyne: Si nukë merrni vesht.
22 Mbasandai vien ndë Bethsaida; ende i bijënë nji verbët’, ende i lutenë me e prekunë.
23 Ende ai si e mur për dore verbëtinë, e nxur jashtë katundit; ende si pështyni ndër sy t’ati, vuni durët mbi ate, ende e pyste, ndë shef gja.
24 Ende ai si çeli sytë, tha: Shof njierëzitë se ecinë posi druna.
25 Mbasandai për-së-ri vuni durët mbë syt t’ati, ende e bani me çelunë sytë; ende u shëndosh, ende shifte gjithë këthiellëtë.
26 Ende e dërgoi ndë shtëpit t’ati, tue thanë: As ndë katund mos hyjsh, as mos i thush këte askuit ndë katund.
27 Mbasandai Iesui me dishepujt e vet dul ndë për katundet e Kaisarisë Filippit, ende pyste dishepujt’ e vet mb’udhë, tue u thanë: Cilli thonë nierëzitë, se jam unë?
28 Ende ata u përgjegjën: Gjionn pagëzori; ende tierë thonë: Elia; ende tierë: Nji prei profetënash.
29 Ende ai u thot’ atyne: Po ju cilli thoni, se jam unë? Ende Pietri u përgjeq, e i tha: Ti je Krishti.
30 Ende ai i qirtoi, për mos me i thanë askuit për ate.
31 Ende filloi me i mësumë, se i bir’ i nieriut duhetë me pësumë shumë, ende mos me u pëlqymë prei pleqsh e prei Krye-priftënash e prei Shkruisish; ende me u vramë, ende mbas tri ditsh me u ngjallë.
32 Ende e fliste fjalënë ndër sy. Ende Pietri e mur mbas vetëhesë, e filloi me e qirtumë.
33 Po ai si u këthy, e vuni ore dishepujt’ e vet, qirtoi Pietrinë, tue thanë: Ikë mbrapa meje, Satana, sepse s’ke ndër mend punët’ e Perëndisë, po punët’ e nierëzëvet.
34 Ende si thirri për-anë gjindëjenë bashkë me dishepujt’ e vet, u tha atyne: Kush detë me ardhunë mbrapa meje, le mohojë vetëvetëhenë, ende le ngrejë kryqin’ e vet, ende le marri mbrapa.
35 Sepse kush detë me shpëtumë jetën’ e vet, ka me e vdierrë; po kush vdierri jetën’ e vet për punë t’eme, ende ungjillit, kyi ka me e shpëtumë.
36 Sepse ç’të mirë ka me iu bamë nieriut, ndë fitoftë gjithë botënë, ende vdierri shpirtin’ e vet?
37 Apo qish do t’api nieriu për ndërrim shpirtit vet?
38 Sepse cillit-do qi t’i vijë turp për mu, ende për fjalët e mia mbë këte mbres kurvar ende fajtur; ende birit nieriut do t’i vijë turp për ate, kur vijë ndë laft Atit vet bashkë me engjujt e shenjtënushim.